Fituesit e Kupës së Kosovës në hendboll ndër vite
Besa Famgas, Trepça, Prishtina e Rahoveci do të garojnë për Kupën e Republikës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Besa synon të vazhdojë dominimin në garën për Kupë, derisa Prishtina synon trofeun e parë të kësaj gare pas një dekade. Trepça nuk e ka fituar Kupën e Kosovës që nga viti 2002, derisa Rahoveci është në kërkim të trofeut të parë.
Besa Famgas është fituese në fuqi e Kupës. Kupës së Kosovës, ekipi pejan i është gëzuar 14 herë deri më tani.
Prishtina ka katër Kupa të Kosovës, ndërsa Trepça dy.
Kupa e Kosovës ka histori të pasur e të veçantë. Një kapitull i ri i kësaj historie shkruhet të shtunën e të dielën.
Të shtunën janë gjysmëfinalet Rahoveci – Besa Famgas (15:00) dhe Trepça – Prishtina (19:00), që zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.


