Please enter at least 3 characters.

Film për jetën e Roger Moore

2016/01/f.1130135659746_m.jpg

Dy kompani filmike amerikane janë në konkurrencë për të fituar të drejtën e krijimit të skenarit nga libri “My Word Is My Bond”, të cilin aktori e ka botuar në tetor të këtij viti.

Detajet autobiografike të Moore përfshijnë edhe bashkaktorët e tij gjatë viteve të pesëdhjeta dhe gjashtëdhjeta, Elizabeth Taylor, Lana Turner dhe David Niven.

“Dy kompani filmike janë shumë të interesuara që të realizojnë një film i cili do të flasë për kohë para se ai luajti James Bondin. Ende nuk dihet kush do ta luajë rolin e Sir Roger, por ai u ka thënë miqve të tij se është admirues i madh i Johnny Depp”, ka thënë një burim për “WENN”.