Please enter at least 3 characters.

Fansat e Arsenalit e duan Kolasinacin si kapiten të ekipit, pas heroizmit të tij në mbrojtjen e Ozilit nga hajdutët e armatosur

2019/07/kolasinac.png

Tifozët e Arsenalit mendojnë se mbrojtësi boshnjak, Sead Kolasinac, meriton të mbajë shiritin e kapitenit.

26-vjeçari, i cili u kthye nga turneu para-sezonal i klubit nga Shtetet e Bashkuara këtë javë, u përball me një palë sulmuesish gjatë një tentative grabitje të enjten.

Kolasinac reagoi shpejt kur dy sulmues në motoçikleta u përpoqën të vjedhin Mercedes G-Class SUV të Mesut Ozil.

Pavarësisht nga banditët që ishin të armatosur me thika, boshnjaku me guxim i frenoi me duart të thata.

Arsenali ka konfirmuar që Ozil dhe Kolasinac ishin të padëmtuar pas ngjarjeve tronditëse, ndërsa tifozët duan ta nderojnë tani boshnjakun.

https://twitter.com/EduardoHagn/status/1154570654336917504

https://twitter.com/StephenFLarkin/status/1154489760813113346

Disa tifozë duan që ekipi i Ligës Premier të ndërmarrë veprime të menjëhershme duke emëruar mbrojtësin si kapiten të klubit përpara nisjes së sezonit të ri.

Ndryshe, ngjarja e tmerrshme ndodhi në mes të rrugës në një lagje të njohur të Londrës, ndërsa përveç Kolasincit dhe Ozilit, ishte edhe gruaja e gjermani, Amine Gulse.

Dëshmitarët e rastit treguan se Ozil ishte i tmerruar dhe i frikësuar për jetën e tij pas përplasjes me grabitësit, ndërsa policia ka treguar se janë ende duke zhvilluar kërkime. /Telegrafi/