Please enter at least 3 characters.

Enca sjell këngën e re "Mwah", vjen me skena atraktive në klip

2019/11/enca2.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka prezantuar së fundmi për fansat projektin e saj më të ri muzikor.

"Mwah" titullohet kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit pop.

Kënga është punuar nga Mixey dhe Apollo, gjersa vija melodike dhe teksti janë bërë nga vet Enca.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë dhe është realizuar nga produksioni i njohur shqiptar, MAX Production.

Ashtu si në çdo paraqitje tjetër, këngëtarja e njohur nuk i ka kursyer paraqitje atraktive dhe provokuese, duke vënë në pah linjat e saj trupore.

Enca përndryshe është shumë aktive në muzikë me projekte muzikore, të cilat gjithmonë priten mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/