Please enter at least 3 characters.

Edhe Milaim Zeka mbron Kallashin: Shumë politikanë e kanë… (Foto)

2016/01/milaim-zeka-ldquo-leksion-rdquo-organizatave-t-euml-dala-nga-lufta-e-u-ccedil-k-s-euml_hd.jpg

Gazetari tjetër kontravers, Milaim Zeka, i ka dalë po ashtu në mbrojtje Kallashit, pasi të njëjtën gjë e bëri edhe ish-deputeti dhe gazetari kontravers, Berat Buzhala.

Duket se Kallashi sërish është shndërruar në top temë të analistëve dhe fytyrave publike, pasi vet valltarja u promovua nga një sërë mediash të papërgjegjshme.

Megjithatë, tashmë dihet se Kallashi është arrestuar në Kobra City, lokalin ku ajo vepron, dhe kjo sigurisht se ka nxitur reagime (disa madje edhe i janë gëzuar këtij lajmi).

E tash, pas Berat Buzhalës (lexoni reagimin e tij këtu), është Milaim Zeka ai që ka mbrojtur valltaren.

Ai thotë se shumë politikanë kanë bërë marrëdhënie me Kallashin dhe nëse ajo flet me emra atëherë do të bëhet tërmet.

Po ashtu sipas tij Kallashi nuk duhet akuzuar për atë që bën, sepse vet e fiton paranë e saj, e jo sipas tij sikur disa të tjerë që kanë shfrytëzuar njerëz në pushtet për të arritur majat në karrierë.

Shikoni postimin e plotë të Milaim Zekës: