E gjithë bota po flet për gabimin trashanik që bëri UEFA në shortin e Ligës së Kampionëve
Pati polemika të mëdha në shortin e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve këtë pasdite pasi Manchester United dukej se ishte vendosur në vazon e gabuar.
Në ceremoninë zyrtare në Nyon të Zvicër, emri i Villarrealit u shfaq dhe më pas ish-ylli i Arsenalit, Andrey Arshavin zgjodhi topin e United në skena që ishin jashtëzakonisht konfuze për shikuesit që e shikonin shortin direkt.
Rregullat përcaktojnë që të dy skuadrat nuk mund të përballeshin me njëra-tjetrën pasi kishin konkurruar tashmë në të njëjtin grup, me Unitedin që përfundonte në krye dhe Villarrealin në vendin e dytë.
Pasoi panik masiv, topi u largua dhe shorti vazhdoi. Villarreali mësoi më pas se do të luajë kundër rivalëve të United, Manchester City, përpara se Djajtë e Kuq të mësojnë se do përballen ndaj Paris Saint-Germain.
Dhe kjo skenë shkaktoi reagime të shumta në mediat sociale, me disa që kërkuan rikthimin e shortit.
Miguel Delaney i Independent raportoi se dukej sikur shorti do të lejohej të vazhdonte, por Alex Shaë nga ESPN thotë se UEFA është në diskutime nëse duhet të ri-hidhet.
Liverpool do të luajë kundër Red Salzburgut, me Chelsean që do të përballet me kampionin francez Lillen në raundin e parë me eliminim direkt.
Benfica do të luajë me Real Madridin, ndërsa Atletico do të përballet me Bayern Munichun.
Ja shorti i plotë:Benfica vs Real MadridVillarreal vs Manchester CityAtletico Madrid vs Bayern MunichRed Bull Salzburg vs LiverpoolInter Milan vs AjaxSporting vs JuventusChelsea vs LillePSG vs Manchester United
Ndeshjet e para do të luhen më 15 ose 16 dhe 22 ose 23 shkurt, ndërsa ndeshjet e dyta do të zhvillohen më 8 ose 9 dhe 15 ose 16 mars. /Telegrafi/


