Please enter at least 3 characters.

Dita e finaleve, sot vendoset fituesi i Kupës në tri liga të mëdha evropiane

2019/05/Barcelona-Valencia.jpg
256:"BARCELONA, SPAIN - FEBRUARY 02: Luis Suarez of Barcelona speaks with referee Alberto Undiano Mallenco during the La Liga match between FC Barcelona and Valencia CF at Camp Nou on February 2, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Sot (e shtunë) është dita e tri finaleve të Kupës në tri shtete të mëdha dhe njëherë liga të forta evropiane.

Mbrëmja e së shtunës pritet të na dhurojë disa ndeshje interesante dhe atraksion futbollistik.

Kjo pasi luhet tri finale të Kupës së shteteve: në Spanjë, në Gjermani dhe në Portugali.

Finalja më interesante pritet të jetë ajo në Spanjë, ku Barcelona dhe Valencia do të luajnë nga ora 21:00 në stadiumin Benito Villamarin për finalen e Copa del Rey.

Ndeshja e fortë pritet të jetë edhe finalja gjermane e DFB Pokal, ku nga ora 20:00 në Olympiastadion të Berlinit do të ndeshen RB Leipzig dhe Bayern Munich.

E treta dhe jo më pak interesantja është Taca de Portugal, ku dy rivalët e vjetër, Sporting Lisbona dhe Porto do të kërkojnë Kupën e Portugalisë në ndeshjen e orës 18:15 në stadiumin Nacional.

Ndryshe, dje (e premte) gjatë ditës u zhvillua edhe finalja e Kupës së Kosovës, ku Feronikeli mposhti Trepçën '89 me rezultat të thellë 5-1. /Telegrafi/