Please enter at least 3 characters.

Del Piero publikon fotografitë e qyteteve që janë solidarizuar me Italinë, në mesin e tyre edhe Tirana

2020/03/aless.png

Italia është një nga vendet më të prekura në botë me virusin vdekjeprurës COVID-19.

Numri i personave të infektuar raportohet se ka shkuar në 63 927, derisa vetëm në 24 orët e fundit janë verifikuar edhe 4789 raste të reja.

Në shenjë solidarizimi me shtetin fqinj, Pallati i Kulturës në Tiranë ditë më parë është ndriçuar me ngjyrat e flamurit italian.

Alessandro Del Piero (Foto: Instagram)

Me këtë rast, së fundmi është ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, ai i cili ka ndarë disa fotografi të qyteteve që janë solidarizuar me vendin e tij.

Në mesin e tyre është edhe Tirana, të cilën njëherësh e falënderoi përmes postimit të publikuar në InstaStory.

Alessandro Del Piero (Foto: Instagram)

Ndërkaq, në Shqipëri numri i të prekurve me COVID-19 ka shkuar në 104, meqë vetëm mbrëmë janë konfirmuar 15 raste të reja. /Telegrafi/

Alessandro Del Piero (Foto: Instagram)