Please enter at least 3 characters.

Coutinho flet për të ardhmen e tij: Nuk e kam në plan të rikthehem në Angli

2019/04/GettyImages-1131652579.jpg
244:"SEVILLE, SPAIN - FEBRUARY 23: Philippe Coutinho of FC Barcelona looks on during the La Liga match between Sevilla FC and FC Barcelona at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on February 23, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Philippe Coutinho është njëri nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Mesfushori brazilian nuk ka arritur të luaj rregullisht me Barcelonën dhe skuadrat angleze synonin transferimin e tij.

Arsenal, Manchester United dhe Chela kanë shprehur interesim për transferimin e brazilianit.

Por ka qenë vetë Coutinho që ka folur për të ardhmen e tij, duke thënë se synon të qëndrojë te Barcelona.

“Mendja ime aktualisht është vetëm te Barcelona dhe për asgjë tjetër. Rikthimi në Angli nuk është pjesë e planeve të mia për të ardhmen. Barcelona është shtëpia ime e dytë”.

Philippe Coutinho. (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

“Këtu kam fituar trofe, por kam ambicie që vetëm ky ekip mund të m’i japë. Ndaj do të qëndroj këtu edhe sezonin tjetër”, ka thënë Coutinho

Braziliani ka këmbëngulur se nuk ka arsyeje të largohet nga Camp Nou.

“Nuk kam asnjë arsye përse të largohem. Unë jam i lumtur në Spanjë dhe jam në ekipin më të mirë në botë”,përfundoi Coutinho. /Telegrafi/