Please enter at least 3 characters.

Costa: Me Sarrin gjërat janë ndryshe, do të qëndroj te Juve

2019/06/DouglasCosta-2-e1560981114402.jpg
270:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - APRIL 10: Douglas Costa of Juventus runs with the ball during the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Ajax and Juventus at Johan Cruyff Arena on April 10, 2019 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Lars Baron/Getty Images)
12:"Getty Images

Anësori i Juventusit, Douglas Costa, ka bërë të ditur se dëshiron të qëndrojë te Bianconerët edhe pas kësaj vere, ndërsa beson se Maurizio Sarri do të arrijë suksese të mëdha me klubin.

Është spekuluar se braziliani do të largohet këtë verë nga Zonja e Vjetër, ndërsa Paris Saint-Germaini dhe Manchester Unitedi kanë shprehur interesim për të.

Mirëpo, siç transmeton Calciomercato, në një prononcim të shkurtër, Costa e ka bërë të qartë se dëshiron ta vazhdojë karrierën te Juve.

Douglas Costa (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

"Nuk e njoh Sarrin personalisht, por e kam parë punën e tij te Napoli. Ai pati një sezon fantastik dhe mendoj se do të bëjmë gjëra të mëdha (me të)".

"E ardhmja? Kam edhe tre vite të tjera në kontratën me Juventusin dhe jam i vendosur të qëndroj. Tash gjithçka është e re me trajnerin dhe do të qëndroj këtu", ka deklaruar 28-vjeçari.

Ai ka thënë më tej se Serie A do të jetë më e vështirë në sezonin e ri dhe se Juve do të angazhohet shumë më tepër në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/