Please enter at least 3 characters.

Chelsea kontakton PSG-në për këtë lojtar

2016/03/BlaiseMatuidiRealMadridCFvParisSaintVA9GFxa-xSrx.jpg

Chelsea kanë kontaktuar Paris Saint-Germain për mesfushorin Blaise Matuidi.

Francezi ka shënuar 18 gola në 162 ndeshje për kampionët francez që nga transferimi i tij në vitin 2011 nga Saint-Etienne.

Sipas Le 10 Sport, Blutë tashmë kanë kontaktuar PSG-në në lidhje me disponueshmërinë rreth 28-vjeçarit për një lëvizje të mundshme në fund të sezonit.

E gjitha kjo besohet se është kërkesë e Antonio Contes, i cili është një admirues i zjarrtë i Matuidit dhe kështu e ka vendosur atë në krye të listën së transferimeve.

Francezët mund të pajtohen për një largim të mundshëm të 28-vjeçarit, vetëm nëse Chelsea paguan rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/