Please enter at least 3 characters.

Bukayo Saka, fiton zemrat me gjestin e tij për tifozin e vogël që kishte ditëlindjen

2023/07/Screenshot_4-46.jpg

Superylli i Arsenalit, Bukayo Saka fitoi zemrat e tifozëve teksa i dhuroi një tifozi të ri këpucët e tij të veshura nga ndeshjet në ditëlindjen e këtij të fundit.

Kjo ndodhi pasi Topçinjtë vulosën një fitore 5-0 në ndeshjen e tyre miqësore kundër MLS All-Stars.

Pas ndeshjes, ai shkoi për të përqafuar tifozët, ku njërit prej tyre ia dhuroi këpucët e vëshura nga ajo ndeshje.

Arsenali doli fitues në ndeshjen e tyre miqësore para-sezonale me një rezultat fantastik.

Gabriel Jesus, Leandro Trossard, Jorginho, Gabriel Martinelli dhe Kai Havertz ishin në listën e golave për Topçinjtë.

Ndërkohë, Saka pritet të jetë sërish një lojtar vendimtar për skuadrën e Mikel Artetës këtë sezon.

I riu shënoi 15 gola dhe dha 11 asistime në të gjitha garat në 48 ndeshje gjatë sezonit 2022-23, ndërsa Topçinjtë përfunduan në vendin e dytë në Ligën Premier.  /Telegrafi/