Bernardo Silva shkëlqen, Manchester City kalon Newcastlen
16/03/2024
Manchester City ka shënuar fitore ndaj Newcastle me rezultat 2-0 në kuadër të çerekfinales së FA Cup.
Qytetarët ishin favorit në këtë takim dhe përballjen e nisën me gol.
Zhvillohej minita e 13-të, kur Bernardo Silva soli të ishte i saktë për 1-0.
https://twitter.com/centregoals/status/1769059366815350992
Nuk vonoi shumë dhe portugezi shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 31-të për 2-0.
https://twitter.com/centregoals/status/1769063780577595665
Pjesa e parë edhe pse solli raste të tjera, gola më nuk kishte.
Edhe fillimi i pjesës së dytë i takoi vendasve, që mund të shënonin me Erling Haaland dhe Jeremy Doku, por që dyshja nuk ishin të saktë.
Man City kalon në gjysmëfinale të FA Cup. /Telegrafi/


