Please enter at least 3 characters.

BE merr vendim për dyfishim të mbështetjes financiare për Grenlandën, është një 'përgjigje ndaj Trumpit'

Bashkimi Evropian synon të dyfishojë mbështetjen financiare për Grenlandën, tha të enjten Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

"Evropa dhe Grenlanda do të jenë gjithmonë partnerë të besueshëm ndaj njëra-tjetrit. Ne duam të thellojmë bashkëpunimin tonë”, shtoi Von der Leyen.

“Kjo është arsyeja pse synojmë të dyfishojmë mbështetjen tonë financiare për Grenlandën", theksoi ndër tjera ajo në një deklaratë në X, transmeton Telegrafi.

Në mars, pas komenteve të Presidentit të SHBA-së Donald Trump në lidhje me dëshirën për të marrë kontrollin e ishullit Arktik, von der Leyen tha se BE do të mbështeste gjithmonë sovranitetin dhe integritetin territorial.

Grenlanda është një territor autonom i Danimarkës, kurse vetë banorët e Grenlandës patën dalë me parulla se ky vend nuk është në shitje. /Telegrafi/