Please enter at least 3 characters.

Basha hesht për debatet brenda grupit parlamentar

2016/04/lulzim-basha-konference.jpg
3:"LSA

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentarë të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se në diskutim ishin zgjedhjet në Dibër.

Në një dalje për mediat, kreu i opozitës, akuzoi kryeministrin Rama si të lidhur me kartelin e drogës. ”Aleanca e politikës me krimin dhe në veçanti bashkëpunimi i kartelit të drogës me Ramën mohoi mundësin e zhvillimit të zgjedhjeve të lira”, deklaroi Basha.

“Ky është një problem për Shqipërinë, jo vetëm për PD­në. Grupi tregoi vendosmëri të plotë për një konkluzion për të bërë gjitha për të këputur hallkat e krimit me politikën”, tha kreu demokrat.

Basha nuk tha asnjë fjalë sa i takon debateve që ka pasur në mbledhjen e grupit mes tij dhe disa deputetëve, pas humbjes së thellë që opozita morri në bashkinë e Dibrës.