Please enter at least 3 characters.

Barcelona synon transferimin e Guerreiros

2019/06/Raphael-Guerreiro.jpg
299:"DORTMUND, GERMANY - MARCH 05: Raphael Guerreiro of Borussia Dortmund during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Borussia Dortmund and Tottenham Hotspur at Westfalen Stadium on March 05, 2019 in Dortmund, North Rhine-Westphalia. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona është e vendosur të nënshkruajë me një rivalizues për Jordi Alban këtë verë dhe kërkimet i kanë çuar ata te mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Raphael Guerreiro.

Reprezentuesi portugez nuk do të konkurronte vetëm me Alban, por do të ishte edhe transferim i arsyeshëm pasi kontrata e tij do të përfundojë në vitin 2020.

Jo vetëm që Guerreiro mund të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes, por ai mund të luaj edhe në mesfushë, siç ka bërë shpesh në Dortmund.

Deri tani, Filipe Luis dukej si mundësia më e mundshme për t'u transferuar pasi kontrata e tij me Atletico Madridin do të përfundojë më 30 qersho, por 25-vjeçari tani ka ndërruar mendimin e Barcelonës.

Raphael Guerreiro (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Sezonin e kaluar, Barcelona e pati vetëm Alban si mbrojtës të krahut të majtë dhe Nelson Semedo duhej të përpiqej dhe të përshtatej me atë pozitë kur spanjolli mungonte.

Një vit më vonë, klubi katalunas po synon t'i korrigjoj gabimet e tyre dhe pritet t'ia bijnë një konkurrent Albas. /Telegrafi/