Please enter at least 3 characters.

Aubameyang nuk u tregua egoist, sepse Lacazette kishte nevoje për kthimin e vetëbesimit

2018/04/AubamayangLacazette-1-e1522615010817.jpg
308:"LONDON, ENGLAND - APRIL 01: Pierre-Emerick Aubameyang of Arsenal celebrates after scoring his sides second goal with Alexandre Lacazette of Arsenal during the Premier League match between Arsenal and Stoke City at Emirates Stadium on April 1, 2018 in London, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Pierre-Emerick Aubameyang tregoi klasin e tij në ndeshjen ndërmjet Arsenalit dhe Stoke Cityt, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat 3-0.

Topçinjtë u fishkëllyen pas paraqitjes jo të mirë në gjysmën e parë, mirëpo në pjesën e dytë të takimit të zhvilluar në Emirates, ata i shënuan tre gola.

(Foto: Getty Images)

Aubameyang e gjeti dy herë rrjetën, një herë nga loja e hapur dhe një herë nga pika e bardhë. Në fund të takimit u akordua edhe një penallti për ekipin e tij dhe sulmuesi nga Gaboni e pati rastin ta kompletonte het-trikun.

Mirëpo, ai nuk u tregua aspak egoist dhe e lejoji Alexandre Lacazetten që ta ekzekutonte dhe ai e realizoi golin e tretë.

"Natyrisht, e di se Laca(zette) është kthyer dhe mendoj se pasi unë shënova dy herë mund ta lejoja atë që ta ekzekutonte, është gjë normale".

"(Goli) është gjë e mirë për vetëbesimin e tij, prandaj kjo ishte arsyeja", ka treguar Aubameyang kur është pyetur se pse ia lëshoi penalltinë bashkëlojtarit të tij.

Lacazette nuk ka luajtur që nga gjysma e muajit shkurt për shkak të lëndimit të gjurit dhe natyrisht se është entuziazmuar me golin e shënuar ndaj Stoke. /Telegrafi/