Arsenali kërkon këndelljen ndaj Southamptonit, formacionet zyrtare
Arsenali është nikoqir i Southamptonit në kuadër të xhiros së 13-të në elitën e futbollit anglez.
Skuadra londineze është duke kaluar nëpër një krizë të madhe, ku në pesë ndeshjet e fundit kanë pësuar katër disfata dhe kanë barazuar në një tjetër.
E krejt ndryshe qëndron situata e Southampton, që këtë edicion janë në formë fantastike.
Mysafirët e Arsenalit për momentin ndodhen në pozitën e katërt në tabelë me 23 pikë të tubuara.
Trajneri Arteta në këtë sfidë do të jetë pa Granit Xhakën që ka karton të kuq si dhe Hector Bellerin e Thomas Partey të lënduar.
Formacionet zyrtare:
Arsenal: Leno; Maitland-Niles, Holding, Gabriel, Tierney; Elneny, Ceballos; Pepe, Nketiah, Saka; Aubameyang
Southampton: McCarthy; Walker-Peters, Bednarek, Vestergaard, Bertrand; Armstrong, Ward-Prowse, Romeu, Walcott; Adams, Ings. /Telegrafi/


