Araujo e mposhti Rudigerin në të gjitha mënyrat në El Clasico, nga dueli i shpejtësisë tek ai i forcës
Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo mirëpriti nënshkrimin e ri të Real Madridit, Antonio Rudiger në El Clasico, duke pohuar dominimin e tij jo një herë, por dy herë.
Gjigantët spanjollë u përballën në Las Vegas në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe ishte Barcelona ajo që doli fituese me rezultat 1-0.
Fitorja e klubit Blaugrana erdhi falë një supergol të Raphinhas nga distanca në minutën e 27-të.
Shpenzimet verore të Barcelonës do të thotë se ata janë sërish sfidues legjitim të La Ligës dhe rivaliteti po nxehet.
Dy lojtarë në zemër të rivalitetit brenda skuadrave padyshim se do të jenë Araujo dhe Rudiger dhe kështu ndodhi në derbin e parë mes vete.
Megjithatë, fitues doli ylli i Barcelonës në dy raste.
Araujo e mposhti fillimisht yllin e Los Blancos në një duel shpejtësie, duke e dribluar dhe e lënë mbrapa me një vrapim të shpejt.
23-vjeçari i dha Rudigerit edhe një mësim tjetër, duke e dominuar fizikisht disa sekonda më vonë, kur ndodhi përplasje mes dy skuadrave. /Telegrafi/


