Please enter at least 3 characters.

Aktgjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit - Telegrafi me ekip special për mbulimin nga Haga

Aktgjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Shtatori pritet të jetë një nga muajt më të rëndësishëm në proceset gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndërsa më 16 shtator 2026 është caktuar shpallja e aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Telegrafi do ta përcjellë këtë zhvillim me një ekip special dhe me raportim të drejtpërdrejtë, duke sjellë në kohë reale informacionet, reagimet dhe zhvillimet kryesore para, gjatë dhe pas shpalljes së aktgjykimit.

Lexuesit do të mund t’i ndjekin të gjitha zhvillimet përmes këtij live feed-i, me raportime të vazhdueshme nga Haga dhe Kosova, reagimet e institucioneve, përfaqësuesve politikë, ekipeve të mbrojtjes dhe zhvillimet e tjera që lidhen me procesin.

17/08/2026 12:26-Një muaj para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, Bajrami: Lufta e UÇK-së ishte luftë për lirinë e Kosovës

Një muaj para shpalljes së aktgjykimit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, profesor i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, ka reaguar përmes një postimi, duke vlerësuar se procesi ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit ka rëndësi të jashtëzakonshme juridike, politike dhe historike për Kosovën.

Bajrami ka shprehur shqetësime lidhur me kohëzgjatjen e paraburgimit dhe procesit gjyqësor, si dhe mënyrën e zhvillimit të tij.

Lexo artikullin e plotë

17/08/2026 12:15- Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita e kthimit të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke thënë se kanë mbetur edhe 30 ditë deri më 16 shtator, kur pritet të shpallet aktgjykimi në këtë rast.

Hamza ka thënë se 16 shtatori duhet të shënojë fundin e asaj që ai e konsideron një proces të padrejtë dhe kthimin në Kosovë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Lexo artikullin e plotë

17/08/2026 12:13-​ ​Thaçi mbetet në paraburgim deri në aktgjykim, Gjykata nuk kërkon më parashtresa për rishikimin e radhës

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim deri në shpalljen e aktgjykimit në rastin e përbashkët ndaj tij, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka refuzuar kërkesën për lirimin e Thaçit dhe ka vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij. Ky është vendimi i 27-të për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj ish-presidentit.

Lexo artikullin e plotë