Please enter at least 3 characters.

"A thu baby", kënga e radhës nga Blero

2019/07/blero1.jpg

Në vazhdimësinë e projekteve të reja që po i publikon, këngëtari Blero ka sjell edhe këngën e pestë me radhë të albumit të tij të ri.

"A thu baby" titullohet kjo këngë, e cila është e zhanrit RnB.

Kënga dhe teksti janë punuar nga Fissi dhe Doni, ndërsa ko-producent i këngës është Slicky.

Foto: YouTube

Kjo këngë e kantautorit shqiptar pason pas “I thashë të dua", “Thuaj” dhe "6 copë jetë" në bashkëpunim me këngëtaren Eugena.

"6 copë jetë" përndryshe mban titullin albumi më i ri i këngëtarit, i cili do të dalë në shtije pas publikimit të të gjitha këngëve.

Kënga e tij e fundit nga ky album do të publikohet të shtunën. /Telegrafi/