LAJMI I FUNDIT:

Amnesty International: Kina po kryen krime kundër Ujgurëve myslimanë në Xinjiang

Amnesty International: Kina po kryen krime kundër Ujgurëve myslimanë në Xinjiang

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International ka thënë se Kina po kryen krime kundër njerëzimit në Xinjiang, rajonin veri-perëndimor që është shtëpia e ujgurëve dhe pakicave të tjera myslimane.

Në një raport të botuar të enjten, Amnesty bëri thirrje që Kombet e Bashkuara të hetojnë rastet, ku Kina ka nënshtruar Ujgurët, Kazakët dhe myslimanët e tjerë në arrest masiv, mbikëqyrje dhe torturë.


Në një raport prej 160 faqesh bazuar në intervistat me 55 ish të arrestuar, Amnesty tha se kishte prova që shteti kinez kishte kryer “të paktën krimet e mëposhtme kundër njerëzimit: burgim ose privim tjetër i rëndë i lirisë fizike në shkelje të rregullave themelore të ligjit ndërkombëtar; tortura dhe persekutimi “.

Raporti ndjek një grup të ngjashëm gjetjesh nga Human Rights Watch, i cili tha në një raport të prillit se besonte se qeveria kineze ishte përgjegjëse për krimet kundër njerëzimit, raporton bbc.

Kina është akuzuar nga disa kombe perëndimore dhe grupe të të drejtave për ndjekjen e një gjenocidi kundër grupeve etnike Turk në Xinjiang – megjithëse ka mosmarrëveshje nëse veprimet e shtetit përbëjnë një gjenocid.

Kina në mënyrë rutinore mohon të gjitha akuzat për abuzime të të drejtave të njeriut në Xinjiang. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori