Organizata ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Amnesty International, njoftoi të hënën se i ka hequr udhëheqëses së Mianmarit Aung San Suu Kyi, nderimin më të lartë të organizatës, për shkak të dështimit të saj për të folur publikisht apo ndaluar mizoritë e rënda kundër popullsisë myslimane Rohinga në vendin e saj.
“Në cilësinë e Ambasadores së Ndërgjegjes së Amnesty International, pritshmëritë tona ishin që ju të vazhdonit ta përdornit autoritetin tuaj moral për të folur kundër padrejtësisë kudo që ta ndeshnit atë, veçanërisht brenda vetë Mianmarit”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i organizatës Kumi Naidoo në një letër drejtuar Aung San Suu Kyi-t të dielën duke e njoftuar atë për vendimin.
“Jemi thellësisht të tronditur që ju nuk përfaqësoni më një simbol të shpresës, guximit dhe mbrojtjes së pavdekshme të të drejtave të njeriut”, shkruante ai.
Prej vitit 1989 deri në 2010, qeveria ushtarake e Mianmarit e kishte mbajtur në mënyrë të përsëritur Aung San Suu Kyi-n në arrest shtëpiak për shkak të rolit të saj si udhëheqëse e opozitës politike dhe aktiviste pro-demokracisë.
Gjatë asaj kohe qeveritë perëndimore dhe grupet e të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International, kishin kërkuar në mënyrë të vazhdueshme lirimin e saj.
Në vitin 1991, ndërsa ajo mbahej nën arrest, iu dha çmimi Nobel për Paqen. Në vitin 2009, Amnesty International i akordoi nderimin më të lartë të organizatës, duke e quajtur Ambasadore të Ndërgjegjes.
Por që nga momenti kur ajo u bë udhëheqësja civile de facto e vendit, në prillin e vitit 2016, Aung San Suu Kyi dhe administrata e saj nuk dënuan apo nuk u përpoqën të ndalin mizoritë e kryera nga ushtria kundër banorëve të pakicës Rohinga në shtetin Rakhinë.
Në gusht 2017, ushtria zbatoi një fushatë asgjësimi në fshatrat Rohinga si përgjigje ndaj sulmeve nga militantët Rohinga që vranë mbi dhjetë oficerë policie.
Si pasojë, më shumë se 700 mijë pjesëtarë të komunitetit u larguan nga dhuna drejt Bangladeshin fqinj.
Në rrëfimet e tyre të mbijetuarit flisnin për masakra të tmerrshme, përdhunime dhe fshatra të djegura. Kombet e Bashkuara i kanë quajtur mizoritë si shembullin klasik të spastrimit etnik.
Gjatë gjithë kohës Aung San Suu Kyi është kritikuar ndërkombëtarisht për heshtjen e saj. Edhe kur foli publikisht ajo i hodhi poshtë apo minimizoi akuzat ndaj ushtrisë.
“Siç e kemi parë, qeveria e saj ka krijuar armiqësi me Rohingat duke i etiketuar ata si terroristë, duke i akuzuar për djegie shtëpish dhe se kanë mashtruar lidhur me përdhunimet” – tha për Zërin e Amerikës menaxheri i Amnesty International, për Azinë dhe Pacifikun Francisco Bencosme. “Mediat shtetërore dhe qeveria civile mbi të cilat ajo ka autoritet të drejtpërdrejtë, kanë bashkëpunuar në botimin e artikujve nxitës dhe që i zhveshin Rohingat nga çdo cilësi humane”- tha ai.
Në letrën e tij Sekretari i Përgjithshëm i organizatës Naidoo shkruante se ish-ikona e të drejtave të njeriut jo vetëm që i ka braktisur vlerat që promovonte për dekada, por kishte “zgjedhur të mbyllte sytë ndaj shtypjes brutale dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera nga ushtria ndaj Rohingave dhe pakicave në Kaçin dhe në shtetin Shan”.
Amnesty International kritikoi gjithashtu administratën e Aung San Suu Kyi-t se ka dështuar të shfuqizojë ligjet që promovojnë shtypjen, përfshirë disa që u përdorën për të burgosur edhe vetë atë si dhe të tjerë avokatë pro-demokracisë.
“Ajo e ka mbrojtur në mënyrë aktive përdorimin e ligjeve të tilla, në veçanti vendimin për të ndjekur penalisht dhe burgosur dy gazetarë të agjencisë Reuters për dokumentimin e masakrës ushtarake në Mianmar”.
Titulli Ambasador i Ndërgjegjes i është akorduar gjithashtu Nelson Mandelës nga Afrika e Jugut, avokatin për të drejtat e arsimit, pakistanezin Malala Yousafzai dhe disidentit kinez Ai Weiwei. /voa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Erdogan flet në telefon me Trump – zbulohen detaje të bisedës mes tyre

Peshkatari peruan rrëfen ngjarjen, pasi u shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det - duke ngrënë breshka, zogj e buburreca

Pamje që thuhet se tregojnë aeroplanin me pasagjerë që “vendosi të sfidonte” tornadon, e cila po godiste Missourin

"Të humbur, por jo të harruar": Si po i kërkon Ukraina të zhdukurit e luftës

Zelensky i Ukrainës emëron shefin e ri të shtabit të përgjithshëm "për të përshpejtuar reformat"

SHBA deporton qindra venezuelianë, pavarësisht se një gjykatë urdhëroi administratën e Trump të mos e bënte këtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore