Portieri Amir Shaipi po e dëshmon vetën si një ndër portierët më të mirë në penallti, pasi e ka mbrojtur sërish penalltinë e Xherdan Shaqirit.

Në derbin mes Baselit dhe Luganos, ylli nga Gjilani tentoi dy herë nga pika e bardhë të gjente rrjetën, por assesi s’ia doli ta mposhtë portierin e Kosovës.


Fillimisht, goditja e Shaqirit ishte jashtë rrjetës, por VAR-i e riktheu pasi Kelvin kishte hyrë në zonën e 16-metërshit para se Shaqa ta godiste topin.

Në penalltinë e dytë, Shaqiri gjuajti në anën e majtë – aty ku u lexua për mrekulli nga Shaipi që arriti ta ndalë (62’) - VIDEO.

Shaipi është duke zhvilluar një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme për Luganon dhe mund të thuhet se falë tij, rezultati aktual është 1-1.

Kujtojmë, edhe në përballjen e fundit mes Luganos dhe Baselit, Shaipi ia mbrojti penalltinë Shaqirit./Telegrafi

telegrafi sport app