LAJMI I FUNDIT:

Amerikani vendosi granatë trullosëse në makinën e tij pasi ishte lodhur nga hajdutët

Amerikani vendosi granatë trullosëse në makinën e tij pasi ishte lodhur nga hajdutët

Siç duket alarmet nuk janë të mjaftueshme këto ditë.

Një burrit në periferinë Metairie të New Orleans iu është thyer makina shtatë herë gjatë muajve të fundit, dhe ishte lodhur nga kjo situatë.


Kështu ai vendosi t’i marrë gjërat në duart e tij.

Amerikani vendosi në makinën e tij një granatë trullosëse – pajisje këto të cilat prodhojnë blic të ndritshëm dhe zhurmë të madhe në mënyrë që të çorientojnë njerëzit pa iu shkaktuar lëndime serioze.

Dhe si duket kjo funksionoi.

Kjo pasi një person i cili theu xhamin e furgonit të tij për të hyrë më pas brenda, ra preh e këtij kurthi. Ajo se çfarë gjeti hajduti ishte një zhurmë blic që pronari e kishte vendosur në tastierën qendrore.

Pronari i furgonit, që donte të mbetej anonim, tha se ishte lodhur duke parë këta hajdutë që ia hidhnin pa u përballur me pasojat.

“Nuk dëshiroja që djaloshi të vdiste, por gjithashtu nuk dëshiroja që ai të thyente makinën të vidhte dhe të ikte”, ka thënë ai.

Siç shihet në video, në momentin kur shpërtheu granata trullosëse, hajduti kërcen nga furgoni dhe ia mbathë nga aty.

Megjithatë, autoritetet vendase kanë deklaruar se kjo gjë nuk duhej aplikuar, pasi vendosja e eksplozivëve në makinë mund të konsiderohet bombë dhe do të ishte e paligjshme. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në

Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në "terrenet e ngrira" të Suedisë

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Kalo në kategori