Për Dejvid Bouden, Kansasi nuk është vetëm Shteti i Lulediellit; ai është Selia e Shenjtë. Bouden është i bindur se që kur Papa Piu XII vdiq në vitin 1958, kisha është udhëhequr nga një sërë papësh mashtrues. Ai beson se kreu i vërtetë i kishës është Papa Mikaeli – emri që ai i dha vetes në një konklave papale të improvizuar.
Më 16 korrik 1990, duke vepruar nën supozimin se nuk kishte asnjë papa në drejtimin e kishës, Dejvid Bouden mbajti një konklavë papnore në Belvu të Kansasit në SHBA, dhe u zgjodh nga 6 persona (duke përfshirë veten dhe prindërit e tij), për të qenë Papa i Ri, shkruan Kara Goldfarb.
Bouden, i lindur më 22 shtator 1959 në Oklahoma, u rrit nga prindër të devotshëm katolikë. Që në moshë të re, ai ndjeu thirrjen për t’u bërë prift. Por në të njëjtën kohë, u zhgënjye me Këshillin e Dytë të Vatikanit. Këshillat ekumenikë të Kishës Katolike, kanë ekzistuar prej 2000 vjetësh.
Ato janë kuvende të zyrtarëve të kishës të emëruar nga Papa, për të përcaktuar doktrinën dhe të vërtetat e besimit.
Këshilli II i Vatikanit, i quajtur edhe Vatikani II, çeli punimet e tij në Romë më 11 tetor 1962 nën Papa Gjonin XXIII. Rezultati i atij këshilli, rezultoi të ishte një ndryshim i rëndësishëm dhe radikal në Kishën Katolike, pasi synoi të riformësonte institucionin për epokën moderne.
Ai vendosi heqjen e detyrimit për të mbajtur meshat në gjuhën latine, duke i lejuar priftërinjtë të meshonin në gjuhët amtare të vendeve të tyre, si dhe lejoi një tolerancë më të madhe për lirinë fetare. Sikurse u shpeh profesori i teologjisë, Kristofer Beglou:”Kisha filloi të shikonte nga afër mënyrat me të cilat mendimtarët modernë tentonin të promovonin dinjitetin njerëzor, dhe treguan se si ata dhe ungjijtë janë komplementarë”.
Por kjo nuk u prit mirë nga Dejvid Bouden dhe familja e tij. Si reagim ndaj asaj që e cilësuan si një tradhëti të kishës, në vitet 1970 familja Boden filloi ndjekjen e një lëvizje tradicionale të themeluar nga kryepeshkopi francez Marsel Lëfebvre, e quajtur Shoqëria e Shën Piut X.
Dejvid Bouden mori pjesë në vitin 1978 një seminar të drejtuar nga shoqëria në Armada në Miçigan.
Për shkak të asaj që ai e ka përshkruar vetëm si një “luftë”, Bouden u dëbua nga shoqëria. Ky është momenti, kur ai vendosi që nëse do të rikthehej kisha e vërtetë katolike, këtë do të duhej ta bënte ai vetë. “Unë fillova të bleja libra, të vendosja veten në duart e Frymës së Shenjtë, dhe fillova të studioja”- tha ai. Ai bashkë-shkroi një libër me një grua të quajtur Tereza Stenfill-Bens, me titull “A do t’i mbijetojë Kisha Katolike shekullin XX?”.
Autorët argumentojnë se me vdekjen e Papa Piut XII, “vdiq” edhe Kisha Katolike, pasi papët pasues i braktisën mësimet tradicionale të kishës. Prandaj, Bouden arriti në përfundimin se kisha kishte nevojë për një papë të ri. Kjo çoi në një “konklavë papale” më 16 korrik 1990. Familja Bouden – Dejvid dhe prindërit e tij – dhe tre ithtarë u mblodhën në një dyqan të modifikuar si kishë, dhe e zgjodhën atë në krye të “papatit”.
Grupi i vogël në Belvu të Kansasit, shpalli mesazhin tradicional të “Habemus papam”, ose “E kemi një Papë”. Emri Papa Mikael, ishte një homazh për Arkëngjëllin Mikael, heroin fetar të Boudenit. Fuqia e të qenit “papë” nuk u kufizua vetëm tek komuniteti përreth. “Unë kuptova se tani jam përgjegjës për 6 miliardë shpirtra në Tokë”- tha ai.
Por që atëherë, Papa Mikael e ka mbështetur përgjegjësinë e tij si “Papë”. Duke jetuar me nënën e tij në Delia të Kansasit, Kisha e Bodenit mbahet më këmbë kryesisht me paratë e familjes dhe donacionet. Ai mban mesha lutjesh, kryen rrugëtimin e Kryqit, mirëmban faqen e tij të internetit, si dhe korrespodencën me ndjekësit e rinj të kishës.
Aty Papa Mikael poston video dhe një buletin. Ai gjithashtu mban faqet aktive të mediave sociale për të angazhuar njerëzit me kishën, dhe për të tërhequr pasuesit e rinj. Faqja e internetit e faqes shpall, “Mirësevini në faqen e Vatikanit në Mërgim”. Kjo faqe është nën autoritetin e Papës Mikael, i cili është Papa i Kishës Katolike.
Ai thotë se ka rreth 30 ndjekës “të qëndrueshëm”, me të tjerët që kanë ardhur dhe ikur gjatë gjithë këtyre viteve. Në vitin 2010, një dokumentar i gjatë me titull ”Papa Mikael”, foli për jetën e Bouden dhe seminaristit të tij, Fil Fridëll, i cili ishte ende një foshnje kur Bouden u bë “Papë”. Për Dejvid Bouden, gjëja më e mirë e të qenit “papë” është “se unë s’mund të jem kurrë jashtë kishës”, tha ai. ”Mësimet thonë se Papa nuk mund të dënohet kurrë nga Perëndia”. /bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
‘E ardhmja është në duart tona’: Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025