Amerika dhe Azia destinacionet për të ardhmen e Yaya Toure

272:"MANCHESTER, ENGLAND - MAY 09: Yaya Toure of Manchester City says farewell to the fans at the end of the Premier League match between Manchester City and Brighton and Hove Albion at Etihad Stadium on May 9, 2018 in Manchester, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images) 12:"Getty Images
Ish-mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli, ndërsa SHBA-të dhe Azia janë destinacionet ku mund ta vijojë karrierën.
Pas një aventure të dështuar me Olympiacosin në Greqi, mesfushori nga Bregu i Fildishtë është lojtar i lirë dhe po pret për një tjetër ofertë për të vijuar karrierën.
“Nuk është akoma momenti për t’u tërhequr”, ka deklaruar mesfushori 35 vjeçar, ndërsa transmeton KP.

“Besoj se mund të luaj akoma për dy-tri sezone të tjera, ndoshta në SHBA apo Azi. Po marr kohë për të menduar zgjidhjen më të mirë për të ardhmen time”, ka shtuar ai.
Toure ka luajtur për Monacon dhe Barcelonën, para se të transferohej te Manchester City në vitin 2010.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































