LAJMI I FUNDIT:

Amdi Bajram: Laramanët janë narkoman, për Zaevin jam duke përgatitur kafaz tre metra të lartë (Video)

Amdi Bajram: Laramanët janë narkoman, për Zaevin jam duke përgatitur kafaz tre metra të lartë (Video)

Fushata e OBRM-PDUKM ka filluar me gjuhën e urrejtjes, nga Amdi Bajram, në mitingun e mbrëmshëm në Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bajram, i veshur me një pallto prej leshi, i ka quajtur përfaqësuesit Revolucionit Laraman “pedofilë dhe narkomanë” dhe sipas tij, vetëm me Nikolla Gruevskin mund të shkohet përpara. Për kreun e opozitës, Zoran Zaev tha se është duke përgatitur kafaz.


‘Kush janë ata laramanët bre, kush janë ata të prishin bre? Ata do ta udhëheqin Maqedoninë? Pedofilët? Narkomanët do ta udhëheqin Maqedoninë? Abe kështu njerëz do ta udhëheqin Maqedoninë’,tha mbrëmë Bajram.

Bajram tha se për tubimin qendror të OBRM-PDUKM ka përgatitur kafaz për Zoran Zaev, ku do t’i tregohet se ku e ka vendin. /Telegrafi/