LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja Geci Sherifi dorëzoi kredencialet te Mbreti i Suedisë, Sh.T. Carl Gustaf XVI

Ambasadorja Geci Sherifi dorëzoi kredencialet te Mbreti i Suedisë, Sh.T. Carl Gustaf XVI

Ambasadorja e Republikës së Kosovës, Shkëndije Geci-Sherifi, i ka dorëzuar Letrat Kredenciale Mbretit të Suedisë Lartmadhërisë së Tij, Carl Gustaf XVI, nëpërmjet një ceremonie shtetërore, e cila u zhvillua në Pallatin Mbretëror Kungliga slottet në Stokholm.

Sipas njoftimit për media, ambasadorja, Geci Sherifi, i përcolli përshëndetjet e kreut shtetëror të Republikës së Kosovës për Lartmadhërinë e Tij dhe për popullin suedez.


Ajo ka thekuar se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Suedisë janë të shkëlqyera, duke shprehur mirënjohjen e thellë për përkrahjen, që Suedia e ka dhënë për pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Në njoftim thuhet se ambasadorja Geci Sherifi, gjithashtu u zotua se do të kontribuojë maksimalisht në kultivimin dhe avancimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të dy vendeve mike, në të gjitha fushat e interesit bilateral.

Ky është mandati i tretë i Ambasadores Geci Sherifi, e cila më parë ka shërbyer si ambasadore e Republikës së Kosovës në Hungari dhe Kroaci me ç’rast është dekoruar nga të dy Presidentët e këtyre shteteve për punë të shkëlqyer në promovimin e marrëdhënieve dypalëshe./Telegrafi/