LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja Byrnes në takim me Mickoskin: Prioritetet e rëndësishme duhet të pranohen nga të gjitha partitë politike

Ambasadorja Byrnes në takim me Mickoskin: Prioritetet e rëndësishme duhet të pranohen nga të gjitha partitë politike

Ambasadorja amerikane, Kate Marie Byrnes, sot ka realizuar takim me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për ta brifuar për Urdhrin ekzekutiv të presidentit, Joe Biden për Ballkanin Perëndimor.

Ajo në “Twiter” njoftoi se, kreun e OBRM-PDUKM-së e ka njoftuar për Urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan, Joe Biden.

“Urdhri ekzekutiv pasqyron përkushtimin e administratës së Biden ndaj luftës së korrupsionit dhe përforcimit të institucioneve demokratike, që janë prioritet të rëndësishme dhe duhet të pranohen nga të gjitha partitë politike në Maqedoninë e Veriut në mënyrë që vendi të mund të anëtarësohet në BE dhe të përmirësohet jeta e qytetarëve”, theksoi Byrnes.

Ndryshe, Urdhri ekzekutiv që e nënshkroi presidenti Biden zgjeroi përfshirjen e masave të jashtëzakonshme në lidhje me Ballkanin Perëndimor dhe përfshin ngrirje të pronave dhe ndalesë për hyrje në SHBA për personat të cilët punojnë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes së Ohrit, punojnë kundër zbatimit të këtyre marrëveshjeve dhe rrezikojnë paqen dhe bashkëpunimin rajonal./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori