LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori turk tregon nëse Kosova i bleu dronët Bayraktar

Ambasadori turk tregon nëse Kosova i bleu dronët Bayraktar

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, tha se ardhja e dronëve Bayraktar në Kosovë ishte rezultat i një marrëveshjeje dhe jo një donacioni.

“Kryeministri Kurti veçse ka dhënë një njoftim në media dhe më duket e ka dhënë përgjigjen. Në këtë postim të tij, ka qenë një intervistë në një gazetë kroat, aty ka dhënë detaje shtesë. Kështu që është një marrëveshje, nuk është një donacion”, ka deklaruar ambasadori turk.


Ai është shprehur se Turqia është partnere strategjike e Kosovës, përveç në fushën e mbrojtjes ai tha se me Kosovën ka bashkëpunim edhe në sferën ekonomike.

“Kosova është partneri strategjik i Turqisë edhe anasjelltas. Për të qenë një partner strategjik do të thotë të zhvilloni të gjitha fushat, edhe atë të mbrojtjes. Në Kosovë ne e kemi të zhvilluar edhe bashkëpunimin ekonomik. Ne kemi investime në sektorë të ndryshëm, në banka, në aeroport, në distribucionin e rrymës, në prodhim dhe kompanitë turke edhe ngrisin punësimin në Kosovë. Investimet në Kosovë janë 10 për qind e investimeve tona në Ballkan. Vitin e kaluar Turqia është bërë partneri numër një i Kosovës. Ne dëshirojmë të kemi bashkëpunim ekonomik e tregtar, kjo është e rëndësishme për ne”, tha ambasadori turk në Debat Plus të RTV Dukagjini.

Lidhur me atë nëse do të arrijnë dronë të tjerë të këtij lloji në Kosovë, ambasadori Angili tha se kjo varet nga nevoja e Kosovës.

“Kjo varet nga nevoja e Kosovës, por deri më tani, forcat mbrojtëse të Kosovës janë duke kaluar nëpër bashkëpunime, trajnime dhe kemi disa bashkëpunime me udhëheqësit ushtarakë… Këtu po fokusohemi më tepër, por nëse Qeveria e Kosovës dëshiron të fitojë ndonjë pajisje shtesë në lidhje me këto nevoja, në lidhje me kornizat e NATO-së, atëherë Turqia dhe shtetet e tjera do iu përgjigjen këtyre nevojave. Deri më tani, nuk ka qenë në agjendën tonë një gjë e tillë”, ka deklaruar Angili.

Çfarë janë dronët “Bayraktar TB2”, të cilët Kosova i bleu nga Turqia
Lexo po ashtu Çfarë janë dronët “Bayraktar TB2”, të cilët Kosova i bleu nga Turqia

Ai ka adresuar lajmet e rrejshme se Turqia gjoja po përpiqet t’i zë vendin Perëndimit me një veprim të  tillë. Ambasadori Angili ka theksuar se Turqia do vetëm të ndihmojë Kosovën në rrugën euroatlanike të saj.

”Së fundmi kam qenë dëshmitar e lajmeve të rrejshme se Turqia po ia zë vendit Perëndimit. Kjo është fundamentalisht e gabuar. Turqia e përkrah anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlanike… Çka ne ofrojmë është jo të zëvendësojmë dikë, por t’i kontribojmë Kosovës tutje”, ka deklaruar ai.

Ambasadori Angili thekson se bashkëpunimi në mes dy vendeve do të vazhdojë  edhe do të gjerohet.

Ishte e diela e 16 korrikut kur arma më e rëndë që e posedon Kosova u bënë dronët Bayraktar TB-2.

Me shpejtësi rreth 220 kilometra në orë, droni turk në qiell mund të fluturojë mbi 27 orë pa ndërprerë. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori