LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i SHBA-së Kosnett takon udhëheqësin e Odës Ekonomike Amerikane

Ambasadori i SHBA-së Kosnett takon udhëheqësin e Odës Ekonomike Amerikane

Sundimi më i fuqishëm i ligjit, një ekonomi më funksionale e tregut si dhe tregtia e papenguar rajonale përbëjnë shtegun e Kosovës për tërheqjen e investimeve amerikane dhe investimeve të tjera të huaja. Këto ishin konkluzionet kyçe të takimit të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett, me udhëheqësin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Ambasadori Kosnett i tha Bordit të Guvernatorëve dhe Drejtorit Ekzekutiv të Odës Amerikane se Ambasada është e lumtur të dëgjojë se prioritetet e saj për paqe, drejtësi dhe prosperitet janë edhe prioritete të qytetarëve të Kosovës gjithashtu.

Ambasadori Kosnett theksoi se Ambasada e SHBA përkrah Odën Amerikane në adresimin e çështjeve të sipërcekura, si dhe në kultivimin e bashkëpunimit ndërkufitar me Odat e tjera Amerikane në Ballkanin Perëndimor.


Presidenti i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, Ilir Ibrahimi, informoi ambasadorin për prioritetet kyçe të Bordit, të cilat përfshijnë adresimin e çështjeve të lidhura me pasigurinë politike, popullizmin ekonomik, fuqizimin ekonomik të gruas, masat që duhen ndërmarrë për tërheqjen e investimeve të huaja, sundimin e ligjit, korrupsionin dhe zbatimin e kontratave.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, foli rreth aktiviteteve të organizatës që synojnë adresimin e çështjeve të sipërcekura dhe përmirësimin e prospekteve të Kosovës për më shumë investime amerikane. Anëtarët e Bordit të Guvernatorëve prezantuan aspektet që ata i konsiderojnë si prioritete ekonomike për vendin, duke theksuar nevojën për më shumë dialog ndërmjet sektorit publik dhe privat.

Të gjithë pjesëmarrësit e takimit konkluduan se të gjitha çështjet me të cilat përballen investitorët e huaj dhe sektori privat në përgjithësi duhen zgjidhur përmes dialogut konsistent ndërmjet përfaqësuesve të sektorit publik dhe privat./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shërbimi i ri i transferit në aeroport lidh Prishtinën me Tiranën dhe Shkupin

Shërbimi i ri i transferit në aeroport lidh Prishtinën me Tiranën dhe Shkupin

Ekonomi
Nga pushimet te përfitimet: Blej apartamentin e ëndrrave në kompleksin “Holiday in 2” në Shëngjin!

Nga pushimet te përfitimet: Blej apartamentin e ëndrrave në kompleksin “Holiday in 2” në Shëngjin!

Ekonomi
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë - nga dje ka zbritje prej 4 cent

Ulen çmimet e derivateve në Kosovë - nga dje ka zbritje prej 4 cent

Ekonomi
Zgjidhja e mençur për biznesin tuaj: Makineritë e kafesë nga Amochas Caffe

Zgjidhja e mençur për biznesin tuaj: Makineritë e kafesë nga Amochas Caffe

Ekonomi
GP Aviation dhe PrishtinaTicket nisin fluturimin e parë drejt kyeqytetit francez Prishtinë–Paris–Prishtinë

GP Aviation dhe PrishtinaTicket nisin fluturimin e parë drejt kyeqytetit francez Prishtinë–Paris–Prishtinë

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Kalo në kategori