LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i BE-së: Kosova duhet të punojë për transport të qëndrueshëm hekurudhor

Ambasadori i BE-së: Kosova duhet të punojë për transport të qëndrueshëm hekurudhor

“Kosova dhe pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë drejt një strategjie të përbashkët për dekarbonizimin e transportit dhe vendosjen e objektivave të përbashkëta për ta bërë transportin më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm, si dhe më të shëndetshëm për qytetarët”.

Kështu ka thënë sot shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog në tryezën me temë “Transporti i qëndrueshëm për Ballkanin Perëndimor dhe Rruga “Express drejt E-Mobilitetit”, që u mbajt në stacionin e trenit në Prishtinë.

Szunyog ka deklaruar po ashtu se transporti, edhe ai hekurudhor si një shtyllë që ndërlidhë njerëzit është i rëndësishëm për të gjithë.


“Kosova dhe pjesa tjetër e Ballkanit perëndimor duhet të punojnë drejt një strategjie të përbashkët për dekarbonizimin e transportit dhe vendosjen e objektivave të përbashkëta për ta bërë transportin më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm, si dhe më të shëndetshëm për qytetarët. Transporti si një shtyllë që ndërlidhë njerëzit është i rëndësishëm për të gjithë ne… Prandaj, duhet të punojmë në mënyrë intensive, meqenëse nuk kemi kohë për të humbur që të përgatitemi për të ardhmen”, ka theksuar Szunyog.

Ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog, Ljupka Siljanoska zëvendësdrejtoreshë e Komuniteti të Transportit dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë udhëtuar sot me tren në binarët e vjetër nga Fushë Kosova në Prishtinë si një aktivitet ndërgjegjësues.

Me të arritur në kryeqytet, ministri Aliu ka theksuar se Qeveria është e përkushtuar në modernizimin e hekurudhave të Kosovës që ka për synim ndërlidhjen me vendet e rajonit dhe do të kontribuoj në agjendën e gjelbër të Evropës.

“Si qeveri jemi të interesuar për modernizimin e hekurudhave të cilat do të jenë të ndërvepruese me të gjitha vendet që na rrethojnë, me shpresë që kjo do të bëhet e qëndrueshme. Megjithatë për të qenë të qëndrueshme na nevojitet ndërlidhja në mënyrë që të ndërlidhen pikat e ndryshme të rajonit. Dhe kësisoj të kemi një funksionim të duhur dhe të rregulluar të transportit hekurudhor”, theksoi Aliu.

Ndërkaq, Ljupka Siljanoska zëvendës drejtoreshë e Komuniteti të Transportit, ka prezantuar “Sfidat hekurudhore në Ballkanin Perëndimor dhe rruga përpara”.

Si pjesë e integrimit rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kërkohet vëmendje e shtuar për lidhjet e lëvizshmërisë dhe alternativat e transportit të qëndrueshëm, si lëvizshmëria elektronike dhe hekurudhat e elektrizuara, si opsioni më i mirë i mundshëm për dekarbonizimin.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor është një nga zonat më të prekura nga ndryshimet klimatike me rritje të parashikuar të temperaturave prej 1,5-4,0°C dhe në varësi të përpjekjeve globale të bëra për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë (GHG), rajoni parashikohet të kalojë 5. 0°C. Sektori i transportit kontribuon shumë në emetimet e GHG me një pjesë të përgjithshme prej 16%, të dominuar nga pjesa e CO2 dhe NOx. Transporti është një nga sektorët më në rritje për sa i përket emetimeve të GS dhe pjesa e përgjithshme ka qenë e dominuar nga transporti rrugor me një peshë të vlerësuar prej 90%. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori