Ambasadori i ri i SHBA-së tanimë gjendet në Prishtinë

Ambasadori i ri Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, tanimë ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Kjo është bërë e ditur nga Ambasada amerikane, sipas të cilës, në këtë rrugëtim ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Alison.
Kosnett në aeroport është pritur nga e ngarkuara me punë në ambasadë, Colleen Hyland.
Ai do të jetë pasues i ish-ambasadorit Greg Delawie. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/11/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































