Ambasadori i Finlandës, Matti Nissinen në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ka folur për zhvillimet e fundit në vend, tensionet në veri dhe dialogun Kosovë-Serbi.
Diplomati finlandez që shërben në shtetin e Kosovës nga shtatori i vitit të kaluar ka thënë se hyrja e Finlandës në NATO e rritë sigurinë e shtetit të tij.
Nissinen ka thënë se shteti i tij dënon fuqishëm sulmet ndaj qytetarëve, gazetarëve e ushtarëve të KFOR-it, por ka thënë se veprimet e njëanshme duhet të shmangen.
Ambasadori finlandez ka folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës e Finlandës në shumë fusha, por në veçanti në fushat ekonomike, TIK dhe për rëndësinë e ‘Odës Ekonomike Nordike’, të themeluar së fundi.

Intervista e plotë:
Telegrafi: Finlanda i është bashkuar NATO-s, çka do të thotë kjo për shtetin tuaj dhe sigurinë globale?
Matti Nissinen: Finlanda vendosi të aplikojë për anëtarësim në NATO për të rritur sigurinë e Finlandës. Efekti më domethënës i anëtarësimit të Finlandës në NATO është se Finlanda është pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO-s dhe mbulohet nga garancitë e sigurisë të parashikuara në nenin 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut. Efekti parandalues i mbrojtjes së Finlandës do të jetë dukshëm më i fortë se më parë, pasi do të bazohet në aftësitë e të gjithë Aleancës, në planifikimin kolektiv të mbrojtjes dhe në peshën politike të vendeve anëtare të NATO-s.
Me Finlandën dhe me shpresë së shpejti Suedinë, si anëtarë të NATO-s, pragu për përdorimin e forcës ushtarake në rajonin e Detit Baltik do të rritet, gjë që do të rrisë stabilitetin e rajonit në terma afatgjatë. NATO është një aktor stabilizues në rajonin e Detit Baltik. Pasi Suedia të jetë anëtarësuar në NATO, të gjitha vendet nordike do të jenë anëtarë të NATO-s dhe do të mund të avokojnë së bashku për çështje të rëndësishme brenda Aleancës.
Telegrafi: Si e komentoni situatën dhe tensionet në pjesën veriore të Kosovës?
Matti Nissinen: Finlanda dënon aktet e dhunshme ndaj qytetarëve, trupave të KFOR-it, mediave dhe forcave të rendit para objekteve komunale në veri të Kosovës. Ne qëndrojmë fort pas misionit të NATO-s (KFOR) dhe misionit të BE-së (EULEX) në përmbushjen e mandateve të tyre. Finlanda ka dislokuar trupa në KFOR që nga viti 1999. Aktualisht, Finlanda ka rreth 70 ushtarë të pranishëm në Kosovë, finlandezë që punojnë në EULEX dhe ne vlerësojmë rëndësinë e punës së tyre.
Çdo veprim i njëanshëm duhet të shmanget dhe qetësia duhet të rivendoset urgjentisht. Protestat e dhunshme nuk janë të pranueshme dhe hetimet për ngjarjet e dhunshme duhet të zhvillohen, autorët të mbajnë përgjegjësi. Mirëqenia dhe siguria e të gjithë qytetarëve duhet të garantohet plotësisht.
Prandaj, u bëjmë thirrje palëve që menjëherë dhe pa kushte të de-përshkallëzojnë situatën. Presim që ata të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës.
Telegrafi: Si e shihni dialogun Kosovë-Serbi dhe çfarë prisni?
Matti Nissinen: Finlanda mbështet rrugën e Kosovës drejt BE-së. Për të ecur përpara, Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë progres në normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Këtë pranverë, në kuadër të dialogut u arrit një marrëveshje e ndërmjetësuar nga BE-ja. Tani është e rëndësishme të vazhdohet pa vonesa të mëtejshme në zbatimin e saj.
Një çështje e rëndësishme është zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Presim që Asociacioni të krijohet shpejt, pasi ky është obligim ligjor i Kosovës.
Telegrafi: A ka bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Finlandës dhe në cilat fusha?
Matti Nissinen: Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Finlandës është shumë i ngushtë dhe mbulon shumë sektorë të shoqërive tona. Mes vendeve tona ekziston një miqësi e veçantë me dekada. Finlanda vazhdon të jetë një përkrahëse e madhe e ngritjes së kapaciteteve të Kosovës dhe prioriteteve ndërkombëtare. Jam veçanërisht i lumtur të theksoj se Parlamenti i Finlandës ka themeluar sërish Grupin Parlamentar të Miqësisë për Kosovën.
Marrëdhënia jonë ka përparuar gjatë viteve dhe tani ka një fokus më të madh në zhvillimin e bashkëpunimit tonë ekonomik dypalësh. Sektori i TIK-ut, zgjidhjet e qëndrueshme të energjisë dhe ekonomia rrethore janë vetëm disa shembuj të fushave potenciale të bashkëpunimit të biznesit ndërmjet Finlandës dhe Kosovës.
Një nga prioritetet më të mëdha për Ambasadën Finlandeze është fokusimi tek të rinjtë e Kosovës. Kam vizituar shumë shkolla dhe universitete dhe kam pasur diskutime interesante me të rinjtë. Mendoj se ata kanë një vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës dhe duhet të dëgjohen.

Telegrafi: Cili është roli i “Odës Nordike të Tregtisë ” të themeluar së fundi në Prishtinë?
Matti Nissinen: Ka shumë potencial të pashfrytëzuar në marrëdhëniet tona tregtare. Për ta çuar këtë marrëdhënie në një nivel tjetër, ne kemi punuar ngushtë me qeverinë në themelimin e ‘Odës Nordike të Tregtisë”, në Kosovë. E inkurajoj komunitetin e biznesit që të marrë pjesë aktive në punën e Odës, për të cilën shoh një rol të madh në promovimin e tregtisë ndërmjet Kosovës dhe Nordikëve.
Themelimi i ‘Odës Nordike të Tregtisë’ në Kosovë është një dëshmi e interesit dhe besimit në rritje që kanë bizneset nordike në këtë treg të gjallë dhe premtues. Nëpërmjet kësaj Ode, ne synojmë të përmirësojmë bashkëpunimin, të lehtësojmë rrjetëzimin dhe të ofrojmë një platformë për ndarjen e praktikave dhe njohurive më të mira.
Vendet nordike kanë një traditë të gjatë të promovimit të praktikave të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të biznesit. Ne i japim përparësi inovacionit, përgjegjësisë sociale dhe kujdesit mjedisor në aktivitetet tona të biznesit. Duke bashkuar forcat në këtë dhomë, ne kemi mundësinë unike për të promovuar kolektivisht këto vlera, për të frymëzuar bizneset vendore dhe për të inkurajuar adoptimin e modeleve të qëndrueshme të biznesit në Kosovë.
Telegrafi: Për fund cilat janë përshtypjet tuaja për Kosovën dhe çka vlerësoni nga koha kur keni ardhur këtu si Ambasador?
Matti Nissinen: Unë e kam shijuar shumë kohën time këtu në Kosovë që nga ardhja ime shtatorin e kaluar. Ka qenë kënaqësi të takohem me shumë njerëz në mbarë vendin dhe të kem diskutime interesante me ta. Njerëzit e Kosovës janë miqësorë dhe mikpritës, kështu që ka qenë vërtet një përvojë e këndshme deri më tani. Përveç Prishtinës, tashmë kam vizituar edhe disa komuna të tjera. Ka shumë lokacione të mrekullueshme këtu në Kosovë, dhe unë jam duke e promovuar në mënyrë aktive Kosovën si një destinacion udhëtimi për bashkëqytetarët e mi finlandez. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Rama propozoi që KFOR-i ta kontrollojë veriun, reagon Kurti: Policia e Kosovës përgjigjet e para

Kritikohet dhe mirëpritet thirrja e presidentes për Asociacionin

EULEX-i përgënjeshtron Serbinë lidhur me sulmin në Banjskë

Eksperti serb i sigurisë: Ishte e pamundur të organizohej aksioni në Banjskë pa dijeninë e Radoiçiqit

SHBA: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Putinit nuk do t'i pëlqenin këto imazhe të tankeve të ushtrisë së tij – të cilat kthehen nga vija e frontit në Ukrainë

Sulmi terrorist në veri - detaje të reja të lidhjes së shtetit të Serbisë me grupin e armatosur

Sulmi terrorist në veri, Biserko: Kishte skenar të ndërhyrjes së ushtrisë serbe dhe ndarje të Kosovës

Banjska, fshati ku burrat qetësisht pinë birra e fëmijët flasin me specialët

Policia gjen aktivizuesin e mjetit shpërthyes në afërsi të Manastirit të Banjskës

Huliganët nga Greqia dhe Mali i Zi vajtojnë vdekjen e serbëve në Banjskë, mesazhe politike kundër Kosovës