LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Kossnet kërkon përkrahje politike për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin

Ambasadori Kossnet kërkon përkrahje politike për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kossnet, ka shprehur përkrahjen e tij për punën rreth formimit të Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ai ka bërë të ditur se së bashku me bashkëshorten e tij, Alison, ka pritur sot anëtarët e Ekipit Përgatitor për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, si dhe është shprehur i impresionuar me punën e tyre.


“Alison dhe unë takuam Ekipin Përgatitor për atë që do të jetë Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin. U impresionova me progresin e arritur dhe shpresoj se ky projekt do t’i ndihmojë të gjitha komuniteteve në Kosovë që të merren me të kaluarën në mënyrë të përgjegjshme. Gjithëpërfshirja, konsultimet dhe përkrahja politike do të jenë vitale”, ka shkruar ambasadori Kossnet në Twitter.

Ndër iniciativat e presidentit Hashim Thaçi ka qenë edhe kjo iniciativë për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë.

Ai kishte emëruar Ekipin Përgatitor që përbëhet nga përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët janë të ngarkuar për ndërtimin e infrastrukturës ligjore e teknike për komisionin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori