LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori japonez në Kukës, njihet me potencialet turistike të rajonit

Ambasadori japonez në Kukës, njihet me potencialet turistike të rajonit

Bashkëpunimi dypalësh me fokus turizmin ishte në qendër të takimit që Ambasadori japonez në Tiranë, Makoto Ito zhvilloi në bashkinë e Kukësit.

Gjatë bisedës me kryebashkiakun Bashkim Shehu, u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me prioritet turizmin.


Ambasadori japonez foli për fushat e mundshme të bashkëpunimit.

“Duhet theksuar afërsia me Tiranën dhe qeverinë qendrore duke pasur autostradën dhe së dyti,  natyra e bukur që ofron rajoni i Kukësit dhe mundësitë e zhvillimit që ofron për rajonin.  Duke pasur një natyrë të bukur, ka mundësi të mira për të zhvilluar turizmin”, ka thënë ai, shkruan Ora News.

Nga ana e tij, kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu theksoi se bashkëpunimi me Qeverinë e Japonisë është i rëndësishëm për Bashkinë e Kukësit.

“Jemi bashkëpunues, qytetarët e Kukësit kanë treguar gjithmonë se janë mikpritës dhe bashkëpunues qoftë për Agjencitë, qoftë për investitorët seriozë që mund të sjellë bashkëpunimi dhe lobimi që mund të bëjë Ambasadori që tashmë është në Shqipëri”.

Ambasadori Ito nënvizoi se qëllimi i vizitës së tij ishte edhe njohja me potencialet e rajonit të Kukësit.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori