Ambasadori i Izraelit në Turqi, Eitan Naeh, është larguar nga Turqia të mërkurën, pasi paraprakisht një gjë të tillë e kërkoi nga ai Turqia, nga shkaku i dhunës dhe vrasjeve nga forcat izraelite në kufirin me Gazën, raporton Anadolu Agency.
I shoqëruar nga personeli i sigurimit dhe disa zyrtarë të ambasadës, Naeh u largua nga Turqia me fluturimin e orës 11:30 (koha lokale), pasi të martën u thirr në Ministrinë e Jashtme të Turqisë ku mori porosinë se “do të ishte e përshtatshme që të kthehet në vendin e tij për një kohë të caktuar”.
Gjashtëdhjetë e dy persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 3.000 persona u plagosën, në sulmin e forcave izraelite të sigurisë, në protestat në Rripin e Gazës, të organizuara në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të SHBA-ve për zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem.
Pas kësaj, Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thirri për konsultime në Turqi ambasadorin turk në Tel Aviv, Kemal Ökem dhe ambasadorin e Turqisë në SHBA, Serdar Kılıç.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251