Ambasadori i Holandës për të Drejtat e Njeriut, Wim Geerts, beson që nga shpallja e Pavarësisë në vitin 2008, Kosova ka bërë shumë përparime në fushën e të drejtave të njeriut, pa përjashtuar asnjë segment.
Duke parë përparimet e Kosovës si shteti më i ri në Evropë, Geerts beson që është shumë synim realist që Kosova të anëtarësohet në Këshill të Evropës (KiE) këtë vit.
“Ne si Holandë jemi shumë pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Është një organizatë shumë e rëndësishme kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha Geerts në një intervistë për Kallxo.com.
Geerts beson që meqë në Kushtetutën e Kosovës është vendosur zbatimi i drejtpërdrejtë i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, kjo do ta ndihmojë vërtet Kosovën për anëtarësim në KiE.
“Jam i bindur se sa më shpejt Kosova do të jetë anëtare e Këshillit të Evropës dhe ne e presim me padurim këtë zhvillim”- shtoi ai.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12.05.2022. Ndërkaq, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës në prill 2023, mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës.
Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.
Kjo organizatë luan rol të rëndësishëm në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian duke mbështetur vendet e interesuara në kryerjen e reformave në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës, për aq sa këto reforma janë të nevojshme për mbylljen e zgjerimit.
Duke dhënë opinione për shumë aspekte të të drejtave të njeriut, Geerts nuk e vlerësoi keq Kosovën, përkundrazi i pa si zhvillime shumë pozitive për një shtet 16-vjeçar.
Geerts thotë që Kosova po punon shumë me sfidat me të cilat po ballafaqohet e gjithë bota, si liria e medias, të drejtat e personave LGBTQI+, të drejtat e grave, dhe në përgjithësi edhe pozita e pakicave, duke u siguruar që të gjithë njerëzve do t‘u respektohen të drejtat e tyre.
“Ne duam që të angazhohemi në dialog me ju për të parë se ku mund të ndihmojmë gjithashtu, sepse, natyrisht, Kosova është në Evropë dhe është në rrugën e saj për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian dhe për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Kështu, ne duam të shohim se ku mund të ndihmojmë Kosovën në rrugën e saj drejt këtyre anëtarësimeve”, tha Geerts.
Arsyeja e vizitës së Geerts në Kosovë ishte që të diskutojë për çështjet e të drejtave të njeriut dhe për të parë se si mund të bashkëpunojë me Kosovën.
Geerts i cili më parë kishte qenë ambasador në Kinë, ku liria e mediave është më e kufizuar, shprehet i lumtur që në Kosovë po sheh pluralizëm të vërtetë mediatik. Pasi që sipas tij, është një gjë shumë e shëndetshme kur njerëzit kanë mundësi të kenë qasje në zëra të ndryshëm në media dhe më pas në bazë të këtyre zërave ata të krijojnë mendimin e tyre.
Ndërkaq për renditjen e Kosovës në raportin e Indeksit të Lirisë së Mediave të zhvilluar nga Gazetarët Pa Kufi deklaroi që mund të shihet që edhe në vitin e kaluar që Kosova përsëri u ngjit për një numër vendesh në një drejtim pozitiv.
Geerts vizitën në Kosovë e vazhdoi pas asaj në Serbi. Për lirinë e mediave atje, ai thotë se Serbia duke qëndruar aq poshtë në listë, nënkupton se sfidat në Beograd janë pa dyshim më serioze sesa sfidat me të cilat po përballet Kosova aktualisht.
Ndërkaq, sa u përket të drejtave të komuniteteve LGBTQI+, Geerts beson që pavarësisht që akoma nuk është miratuar Kodi Civil, janë bërë përparime të mëdha.
“Ju keni, për shembull, kafenenë Bubble këtu në Prishtinë dhe këto janë zhvillime shumë pozitive, mendoj unë. Dhe ju e zhvilloni edhe Paradën e Krenarisë, dhe këto zhvillime janë të mira, por mendoj se ka ende vend për përmirësim”, tha Geerts.
Geerts u shpreh i lumtur që si Holandë janë shumë krenarë që ishin shteti i parë në botë që futën martesën e të njëjtit seks në legjislacion që në fillim të shekullit 21, e ndërkohë ky shembull është ndjekur nga shumë vende të tjera.
“Vlerat familjare, nga këndvështrimi im, është një agjendë që po promovohet dhe shtyhet përpara nga Rusia, për shembull, në mënyrë që të mundohet që të kundërshtojë këtë zhvillim dhe për të stimuluar vlerat tradicionale të cilave ju u referoheni”, tha Geerts, kur iu tregua që në Kosovë Kodi Civili nuk po miratohet në emër të vlerave familjare.
Në këndvështrimin e Geerts, gjithnjë e më shumë vende po bëjnë hapa në drejtimin e duhur, pasi që është e dukshme se në shumë vende në të cilat marrëdhëniet e të njëjtit seks janë kriminalizuar, është në rënie e sipër për çdo vit.
“Nuk ka rëndësi nëse një burrë e dashuron një burrë tjetër ose një grua tjetër ose një grua e dashuron një grua tjetër apo një burrë tjetër. Dua të them, dashuria është dashuri nga këndvështrimi ynë, dhe kjo çështje duhet respektuar”- shtoi ai.
Ndërkaq, në fushë e barazisë gjinore, Geerts tha që në Kosovë akoma është numri i ulët i grave në tregun e punës.
Iniciativa Kosovare për Stabilitet, e cila është një organizatë që e keni financuar Ambasada e Holandës, ka vënë në paj se vetëm 14% e grave në moshë për punë janë të punësuara, krahasuar me 46% të burrave që janë në moshë për punë.
“Kjo është një zbrazëtirë shumë e madhe dhe mendoj se kjo e ilustron se duhet bërë më shumë punë, sepse nuk mund të jetë kështu që e gjithë puna të bjerë mbi supet e njerëzve në varësi të gjinisë së cilës i përkasin ata, apo jo?”, tha Geerts.
Sipas tij, nëse njerëzit duan të krijojnë një familje, gjithashtu ka përgjegjësi dhe detyra të përbashkëta, dhe se është shumë e pashëndetshme nëse kjo bie si barrë mbi supet e vetëm njërit nga të dy prindërit.
Geerts tha që në Holandë kanë gjetur zgjidhje për këtë problematikë duke rritur në mënyrë dramatike numrin e kopshteve dhe subvencionimin e tyre.
Kjo ka ndikuar që të ketë një rritje të madhe në pjesëmarrjen e grave në tregun e punës.
Ndërkaq, se a lejohet në Holandë që një grua të pyetet një punëdhënës të pyesë një punonjëse të ardhshme në një intervistë nëse ajo ka fëmijë tashmë ose a ka në plan të bëjë fëmijë, Geerts tha që një gjë e tillë nuk lejohet në Holandë.
Për një segment tjetër të rëndësishëm për gratë, pushimin e lehonisë, Geerts tha që në Holandë, të gjithë kanë të drejtë për një periudhë të caktuar pushimi të lehonisë pa marrë parasysh vendin e punës.
Ndërkaq, për mungesën e të drejtave në punë për burrat në Kosovë, Geerts mendon që meqë Kosova është shtet i ri është logjike që jo krejt gjërat janë në rregull por zhvillohen me kalimin e kohës.
“Mund të jetë e dëmshme nëse keni një të ashtuquajtur ikje të trurit dhe njerëz që largohen nga vendi që janë vërtet të nevojshëm në tregun tuaj të punës, jo vetëm tani për tani, por edhe për të investuar në të ardhmen tuaj”- tha ai.
Ndërsa për komunitetet joshumicë, Geerts tha se përpiqen të punojnë sa më shumë, sepse besojnë fuqishëm në barazi. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
OBRM-PDUKM: Energjia elektrike më shtrenjtë shkaku i biznes interesave të LSDM-së dhe BDI-së
VLEN: BDI dhe LSDM kanë tentuar ta kthejnë Gruevskin në Maqedoni
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë