Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani tha se janë në pritje të përgjigjes nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës për listën e mjekëve që kanë qenë në vijën e parë të frontit me pandeminë COVID-19, e që janë ftuar të vaksinohen në Kukës.
Hasani në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se vaksinimi duhet të bëhet në mënyrë të organizuar, për çka u shpreh se duhet të ketë një listë të punonjësve shëndetësorë, por që nuk kanë marrë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.
“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka premtuar dhe ka kërkuar që të vijnë ta marrin vaksinën në Kukës. Përgjegjësia është e Ministrisë së Shëndetësisë të vijë në mënyrë të organizuar të merr vaksinën në Kukës. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës nuk ka dhënë një përgjigje dhe jemi në pritje të një përgjigje të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës për të shkuar në mënyrë të organizuar”, u shpreh Hasani për Telegrafin.
Hasani u shpreh se në formën vullnetare ashtu siç po shkojnë mjekët nga Kosova për ta marrë vaksinën është problem pasi pas pasur një listë të mjekëve që kanë qenë në vijën e forntit, dikush mund të mbetet pa vaksinuar.
“Në formën vullnetare është një problem tjetër, pasi forma vullnetare mund t’i lë disa me vaksina e disa pa vaksian. Kërkesa ka qenë nga kryeministri Rama që personeli që është në vijën e frontit, në vijën e zjarrit të vijnë e ta marrin vaksinën”, tha Hasani.
Gjatë ditës sot, kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla deklaroi se dy mjek nga Kosova të cilën shkuan sot për tu vaksinuar në Kukës, nuk u është mundësuar të vaksinohen.
Ata janë kthyer mbrapsht, pasi nga atje u kanë thënë se po presin listën e mjekëve që janë në vijën e parë të frontit në luftën me coronvirusin, e cila do të duhej tu dërgohej nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.
Në lidhje me këtë, Telegrafi ka dërguar pyetje në Ministri të Shëndetësisë dhe po pret për të marrë përgjigje.
Gjatë ditës së djeshme, mjeku kosovar Blerim Feka e kaloi kufirin për tu imunizuar kundër coronavirusit.
Pasi regjistrohet, gjinekologu ka për t’u vaksinuar me kurën anti-covid të AstraZeneca për çka thotë se nuk hezitoi aspak.
“Shumë lehtë dhe afër. Më pritën përzemërsisht dhe më bën vaksinën kundër Covid-19. Jam i lumtur. I ftoj të gjithë kolegët që të shfrytëzojnë mundësinë për tu vaksinuar kundër Covid-19”, tha ai.
Me këtë vaksinë këto ditë në Shqipëri ka filluar imunizimi i mësimdhënësve ndërsa vetëm në Kukës janë vaksinuar mbi 40 të tillë.
Ata që morën vaksinën u siguruan nga përgjegjësit e vaksinimit se kjo dozë nga skandinavia nuk ka efekt anësor trashjen e gjakut siç u raportua në disa vende europiane vendet e fundit.
Ndryshe, pas mbërritjes së më shumë se 38 mijë vaksinave të mbërritura në Shqipëri nga kompania AstraZeneca, ditën e sotme pritet që të nisi vaksinimi i të gjithë mësuesve.
Vaksinimi për mësuesit kishte nisur me një grup të vogël të cilët morën dozën e parë gjatë fundjavës.
Me këtë rast kryeministri i Shqipërisë i bëri thirrje edhe mjekëve të Kosovës që të shkojnë për të marrë vaksinën në Kukës.
“Ndërkohë që, jemi gati të organizohemi me Kosovën për t’i dhënë mundësinë mjekëve dhe infermierëve të spitaleve COVID-19, që nga spitali i Prishtinës. që të vijnë dhe vaksinohen në Kukës. I presim me shumë kënaqësi që nesër dhe do të lidhemi me strukturat përkatëse. Do jetë e rëndësishme, që edhe në Kosovë të thyhet kjo pengese e tmerrshme e mungesës së dozës së parë”, ishte shprehur Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“I dehur” në timon, punonjësi i policisë përplas tre vetura në Vlorë

MSH-Maqedoni: Sot kthehen edhe pesë pacientë nga trajtimi në Serbi, ndërsa jashtë vendit mbeten të hospitalizuar 33 pacientë

Cilat janë shenjat e para që mund t’i vërejmë te një fëmijë me spektër autik?

Pas deklaratës së Paris Gurit, Agim Bahtiri i dhuron deputetit të LDK-së një biberon në Kuvend

Haxhiu: Nëse partitë refuzojnë ta konstituojnë Kuvendin, atëherë vendi të shkojë në zgjedhje

Tërmet në Shqipëri

Kusari-Lila: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon më 27 prill

Dështon sërish përpjekja për konstituimin e Kuvendit, reagimet e deritanishme

Sveçla: Aksioni në Kaçanik po vazhdon, ka arrestime të reja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit