LAJMI I FUNDIT:

​Shqipëria nis vaksinimin e mësuesve, Rama fton mjekët nga Kosova që t’i marrin vaksinat kundër COVID-19 në Kukës

​Shqipëria nis vaksinimin e mësuesve, Rama fton mjekët nga Kosova që t’i marrin vaksinat kundër COVID-19 në Kukës
Foto: Ilustrim

Pas mbërritjes së më shumë se 38 mijë vaksinave të mbërritura në Shqipëri nga kompania AstraZeneca, ditën e sotme pritet që të nisi vaksinimi i të gjithë mësuesve.

Vaksinimi për mësuesit kishte nisur me një grup të vogël të cilët morën dozën e parë gjatë fundjavës.


Me këtë rast kryeministri i Shqipërisë i bëri thirrje edhe mjekëve të Kosovës që të shkojnë për të marrë vaksinën në Kukës.

“Ndërkohë që, jemi gati të organizohemi me Kosovën për t’i dhënë mundësinë mjekëve dhe infermierëve të spitaleve COVID-19, që nga spitali i Prishtinës. që të vijnë dhe vaksinohen në Kukës. I presim me shumë kënaqësi që nesër dhe do të lidhemi me strukturat përkatëse. Do jetë e rëndësishme, që edhe në Kosovë të thyhet kjo pengese e tmerrshme e mungesës së dozës së parë”, ishte shprehur Rama.

Rama fton mjekët nga Kosova t’i marrin dozat e vaksinave në Kukës
Lexo po ashtu Rama fton mjekët nga Kosova t’i marrin dozat e vaksinave në Kukës

Ndërkohë kompania AstraZeneca po përballet me bllokime të shumta nga vendet e BE-së por jo vetëm, për shkak të disa rasteve të mpiksje së gjakut te të vaksinuarit.

Nga ana e saj, kompania AstraZeneca njoftoi nëpërmjet një deklarate se nuk ka asnjë problem me vaksinën e saj për sa i takon rasteve të njoftuara për emboli dhe trombozë. Këtë e konfirmojnë edhe një sërë agjencish të shteteve evropiane si Aifa në Itali. Por Holanda vendosi ndërprerjen e procesit më të deri më 28 mars.

Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me sigurinë e vaksinës AstraZeneca duke thënë se dozat në Shqipëri kanë ardhur nga Suedia dhe nuk i përkasin loteve që disa vende kanë bllokuar. /TCH/