LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori gjerman vizitoi Shtëpinë Muze në Poklek, aty ku forcat serbe masakruan 53 civilë

Ambasadori gjerman vizitoi Shtëpinë Muze në Poklek, aty ku forcat serbe masakruan 53 civilë

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde ka vizituar të enjten Shtëpinë Muze në Poklek, aty ku forcat serbe kanë masakruar 53 civilë.

Lidhur me vizitën e tij në Poklek, ka shkruar Fadil Muqolli, të cilit më 17.04.1999, forcat serbe ia vranë 14 anëtarë të familjes së ngushtë, babanë, nënën, katër motrat, bashkëshorten me katër fëmijë, dhe bashkëshorten e vëllait me dy vajza.


Shtëpia në Poklek ku forcat serbe masakruan 53 civilë po bëhet muze
Lexo po ashtu Shtëpia në Poklek ku forcat serbe masakruan 53 civilë po bëhet muze

“Sot në Poklek, tek Shtëpia Muze, prita në vizitë Ambasadorin gjerman Jörn Rohde, i shoqëruar nga Xhavit, Arbeni dhe Arbëri nga Drenasi.

Vizita e tyre shërben si një dëshmi për rëndësinë e vazhdueshme të ruajtjes së të kaluarës sonë të trishtë”, shkruan ai.

Më tej Muqolli thotë se për ambasadorin gjerman ishte hera e parë që viziton Poklekun, dhe shprehu hapur trishtimin e tij lidhur me atë çfarë kishte ndodhur në Poklek më 17 prill 1999.

“Në anën tjetër, ne si familjar, të detyruar ta pranojmë këtë fakt, shprehem trishtimin dhe dëshpërimin tonë për mos ndjekjen e kryerësve të këtij krimi nga organet përkatëse”, shkruan ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori