LAJMI I FUNDIT:

Rohde: Në fillim të vitit tjetër do të liberalizohen vizat për Kosovën

Rohde: Në fillim të vitit tjetër do të liberalizohen vizat për Kosovën

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur optimist se liberalizimi i vizave do të ndodh në fillim të vitit të ardhshëm.

Rohde është treguar i prerë pasi është pyetur se a do të hiqen vizat në muajin shkurt ose mars, duke thënë se “përgjigja më e shkurtë nga pikëpamja e tanishme është po”.


“Përgjigja pak më e gjatë është që të hënën kam qenë me kryeministrin në Prizren ku në kuadër të një projekti ku kanë marrë pjesë nxënës nga vende të ndryshme. Dhe kam thënë edhe aty që liberalizimi i vizave është një anakronizëm. Pra, ajo që është e rëndësishme është edhe deklarata e ministrave të Gjermanisë, Polonisë dhe Francës, të cilët kanë deklaruar se duhet të ketë liberalizim të vizave për Kosovën sa më shpejt sepse procesi është vonuar”, është shprehur ambasadori për transmetuesin publik, përcjell Telegrafi.

Tutje, Rohde ka thënë se është ambasadori i fundit që do të përgjigjet rreth pyetjeve për liberalizimin e vizave.

Ndryshe, Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të përbashkët të publikuar të premten e kaluar nga Ministria e Punëve të Jashtme gjermane, kanë bërë thirrje për progres në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Ne bëjmë thirrje për progres në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën. Vendet tona janë të përkushtuara fuqishëm ndaj Procesit të Berlinit si një mjet shtesë për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor; ne theksojmë rëndësinë e zbatimit të vendimit historik nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për të krijuar një treg të përbashkët rajonal”.

“Duke pasur parasysh rëndësinë që i kushtojmë rajonit dhe si shenjë e mbështetjes sonë të përbashkët, ne kemi rënë dakord për një vizitë trepalëshe në këtë rajon dhe avokojmë për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve midis BE -së dhe Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori