LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan në BeH tregon “mesazhin e qartë” që i ka dhënë Milorad Dodikut – dhe pasojat e mundshme

Ambasadori amerikan në BeH tregon “mesazhin e qartë” që i ka dhënë Milorad Dodikut – dhe pasojat e mundshme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Eric Nelson, përsëriti pikëpamjet e njohura më parë të Uashingtonit në lidhje me Bosnjë dhe Hercegovinën, duke iu referuar në veçanti një takimi të fundit me Anëtarin e Presidencës së BeH, Milorad Dodik.

Sipas mediave në BeH, përcjell Telegrafi, Nelson tha se ai dhe Dodik kishin një bisedë të hapur për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe diskutuan reformat dhe mënyrën e qasjes ndaj tyre.

“Unë përcolla qëndrimin e SHBA-së se sovraniteti dhe integriteti territorial duhet të respektohet, se Dejtoni duhet të respektohet dhe që ultimatumet dhe bllokadat nuk janë një mënyrë e mirë e funksionimit. Unë kam biseduar me të për pasojat e mundshme. Unë i shoh këto pasoja në fushën ekonomike, në largimin e të rinjve dhe përmes sanksioneve të reja”, citohet të ketë thënë Nelson.

Ai ka thënë se Marrëveshja e Dejtonit, e cila i bashkoi të tre kombet në një vend, thotë se ekzistojnë dy entitete dhe më e rëndësishmja, një shtet.

Dodik nuk “bëhej rehat” ndërsa në sallë u intonua himni i Bosnje dhe Hercegovinës
Lexo po ashtu Dodik nuk “bëhej rehat” ndërsa në sallë u intonua himni i Bosnje dhe Hercegovinës

“Dokumenti i Dejtonit ishte një pikënisje e mirë, por modifikimet ishin të nevojshme dhe do të vazhdojnë të jenë në rrugën e BeH drejt integrimit euro-atlantik. Të gjithë pajtohen që kompromisi është i vështirë dhe një sfidë e madhe, por problemet duhet të adresohen përmes institucioneve shtetërore. Gjykata Kushtetuese e BeH është shtylla e shtetit dhe duhet të funksionojë lirshëm”, shpjegoi Nelson, duke aluduar për tensionet e fundit që Dodik ka ngritur mbi vendimin mbi Ligjin për tokën bujqësore.

Pra, sipas Nelson, qasja maksimaliste dhe obstruktive nuk çon drejt përparimit.

“Gjeni pikat ku jeni dakord, ky vend mund të ketë sukses, por kompromisi është i nevojshëm. Rreziku për ndarjet në BeH në vend të aktivizmit rrit pasigurinë midis qytetarëve dhe investitorët e shikojnë atë dhe e llogaritin atë”, ka thënë ndër tjerash Nelson. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori