LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorë nga vende të ndryshme të botës njihen me historinë e qytetit të Gjakovës

Ambasadorë nga vende të ndryshme të botës njihen me historinë e qytetit të Gjakovës

Nën organizimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, trembëdhjetë ambasadorë të vendeve të ndryshme të botës kanë qëndruar sot në Gjakovë.

Ata janë pritur nga kryetari i komunës, Ardian Gjini, me të cilin kanë vizituar pjesë e vjetër të qytetit të Gjakovës dhe vende monumente historike të këtij qyteti.


Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi tha se ky organizim është bërë për të njohur Kosovën më mirë, meqë ka qenë një dëshirë e ambasadorëve që të vizitojnë Gjakovën.

“Është thjeshtë për të njohur Kosovën, ka pasur një dëshirë që është diskutuar shpesh herë në mes të ambasadorëve dhe morëm këtë iniciativë, natyrisht në bashkëpunim të plotë me kryetarin e komunës, me të cilin kemi biseduar prej kohësh për të organizuar këtë dhe siç po e shikoni ambasadorët ndjehen shumë të kënaqur që vinë në Gjakovë, në këtë qytet historik, qytet me vlera mbarë kombëtare”, tha ai.

E kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini tha se kanë marrëdhënie të mira me të gjitha përfaqësitë diplomatike në Kosovë.

“Është mirë për ne, është mirë për Gjakovën, që e kemi një grup kaq të madh të ambasadorëve për një ditë, shumica e ambasadorëve vinë dhe e vizitojnë Gjakovën, por kësi formati nuk i kemi pas ndonjëherë. Kështu që e falënderoj ambasadorin, do të bëjmë një shëtitje në qytet të vjetër, ne kemi çka me tregu në Gjakovë dhe këto marrëdhënie, këto lidhje tona me të gjitha përfaqësitë diplomatike në Kosovë, janë jashtëzakonisht të mira dhe të mirëpritura”, tha ai.

Bashkë me ambasadorët e vendeve të ndryshme të botës, ishte edhe ajo e Bashkimit Evropian, Natalya Apostolova.

“Gjakova është gjithmonë pjesë aktiviteteve të rëndësishme këtu, kemi bashkëpunim të mirë me Gjakovën….Këtu në këtë vend mjaft interesant (muze etnografik) jam për herë të parë dhe dëshiroj të shoh edhe më shumë në Gjakovë. Jam e nderuar që jam këtu me kolegët”, tha ajo.

E ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel, tha se ka qenë në Gjakovë më parë për të marrë pjesë në seminar, por që nuk ka pasur mundësi të shëtisë qytetin dhe të shoh vendet që i vizitoi sot.

Andaj për të kjo duket si hera e parë në Gjakovë.

“Është hera e parë për mua që jam në Gjakovë dhe është shumë, shumë qytet i mirë, jam shumë e befasuar me këtë qytet, është shumë mirë në Prishtinë dhe qytete të tjera”, tha ajo.

13 ambasadorët që vizituan sot Gjakovën, fillimisht qëndruan në Muzeun Etnografik të qytetit, pastaj vazhduan në pjesën e vjetër të Gjakovës.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori