Ambasada e Kosovës në Austri ka njoftuar të gjithë qytetarët për rregullat esenciale të shteteve nga mund të kalojnë gjatë udhëtimit nga Austria në Kosovë.
Në njoftim thuhet se rregullat pësojnë ndryshime të vazhdueshme në varësi të masave të menaxhimit të COVID-19 në secilin shtet.
Aktualisht udhëtimi nga Austria për në Kosovë mund të realizohet vetëm përmes rrugëve tokësore.
Udhëtimet në rrugë ajrore nga Austria drejt Kosovës pritet të rifillojnë pas datës 15 Qershor 2020 vetëm pas vendimeve të qeverive të të dy vendeve.
Postimi i plotë:
Aktualisht udhëtimi nga Austria për në Kosovë mund të realizohet vetëm përmes rrugëve tokësore. Udhëtimet në rrugë ajrore nga Austria drejt Kosovës pritet të rifillojnë pas datës 15 Qershor 2020 vetëm pas vendimeve të qeverive të të dy vendeve.
Bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për hapjen e kufjeve kryesorë tokësorë, të gjithë shtetasit e Kosovës apo të huaj mund të hyjnë në territorin e Kosovës duke iu nënshtruar procedurave të kontrollit nga ekipet mjekësore dhe kushteve të vetëizolimit.
Duhet patur parasysh se kalimi tranzit nëpër vende të BE apo rajonit tonë duhet të bëhet duke iu nënshtruar rregullave të secilit vend. Në vijim, po ju dërgojmë disa nga rregullat esenciale të shteteve nga mund të tranzitoni gjatë udhëtimit nga Austria në Kosovë.
Theksojmë se këto rregulla pësojnë ndryshime të vazhdueshme në varësi të masave të menaxhimit të COVID-19 në secilin shtet.
AUSTRIA
Kalimi transit nëpër Austri lejohet nëse plotësohen kushtet në vijim:
– dokumentacioni personal valid (pasaportë, vizë hyrëse/lejeqëndrim, librezë automobili, patentë shofer internacional)
– në hyrje të kufirit Austriak, rezervuari i automjetit duhet të jetë plot me derivate
– nuk është e lejuar ndalja apo parkim gjatë kalimit nëpër territorin austriak,
SLLOVENIA
Kalimi transit nëpër Slloveni është i lejuar për shtetasit me dokumentacion të rregullt udhëtimi dhe vizë apo leje-qëndrim të lëshuar nga ndonjë prej vendeve të zonës Schengen. Koha e transitit është 24 orë.
HUNGARIA
Kalimi transit nëpër Hungari për shtetasit e Republikës se Kosovës tani më është i mundshëm pa leje paraprake të autoriteteve, sipas orareve si më poshtë:
– Hyrja ne territorin e Hungarisë lejohet nga ora 00:00 deri në ora 12:00, ndërsa dalja nga ora 10:00 deri 22:00.
– Të gjithë personat që hyjnë në Hungari duhet të mos tregojnë simptoma të infeksionit me virusin Covid-19
– Lejohet shfrytëzimi vetëm i rrugës transit/autostradës përkatëse, me mundësi ndalimi vetëm në pikat e karburantit.
KROACIA
Kalimi transit nga Kroacia është i mundshëm për shtetasit e pajisur me dokument të vlefshëm udhëtimi dhe vizë apo leje-qëndrimi të vlefshme. VËREJTJE! Shtetasit që planifikojnë të kalojnë nga Kroacia me destinim të rradhës Malin e Zi, duhet të paraqesin patjetër lejen e dhënë nga autoritetet Malazeze për hyrje dhe transit nëpër territorin e këtij shteti. Leja duhet të sigurohet para udhëtimit dhe të dërgohet në Ambasadën e Kosovës në Zagreb me qëllim të njoftimit të pikëkalimeve respektive kufitare.
SERBIA
Kalimi transit nëpër Serbi është i mundshëm duke paraqitur dokumentacionin e pranueshëm për udhëtim. Pasaportën për shtetasit e huaj; letërnjoftimin e vlefshëm për shtetasit e Kosovës të moshës mbi 16-vjeçare; certifikatat e lindjes të RKS (me foto) jo më të vjetra se 6 muaj për shtetasit e Kosovës nën moshën 16 vjeçare.
Për informacione më të detajuara rreth kalimit në shtetet kufitare me Austrinë dhe më gjerë, ju lutem të kontaktoni numrin emergjent: +43 664 2233409.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë