Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe u ka bërë thirrje shtetasve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë atje që për shkak të situatës së përshkallëzuar të shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë dhe atyre ushtarake dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore.

Ambasada ka vënë në dispozicion numrin e telefonit +971 547092109, për çdo nevojë që kanë shtetasit e Kosovës atje.


Lexoni të plotë njoftimin:

Për shkak të rritjes së tensioneve në rajon, ekziston rrezik i shtuar për përshkallëzim të situatës, i cili mund të sjellë ndërprerje të udhëtimeve dhe ndikime të tjera të paparashikuara.

Ambasada u bën thirrje shtetasve të Republikës së Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe:

• Të informohen rregullisht përmes burimeve zyrtare dhe mediave.

• Të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore.

• Të shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë dhe atyre ushtarake.

Ambasada do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të njoftojë për çdo zhvillim të ri.

Për raste urgjente, ju lutem kontaktoni numrin urgjent të ambasadës tonë në Abu Dhabi +971 547092109. /Telegrafi/