LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Japonisë ofron përkrahje për Kosovën dhe ndihmë për furnizim me pajisje mjekësore

Ambasada e Japonisë ofron përkrahje për Kosovën dhe ndihmë për furnizim me pajisje mjekësore

I  ngarkuarin me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawar me bashkëpunëtorë  gjatë ditës ka vizituar Ministrinë e Shëndetësisë,  për t’i uruar ministrit të ri të Shëndetësisë, Arben Vitia marrjen e detyrës dhe për të ofruar mbështetjen e tij për Kosovën.

Përmes një komunikate për medie është bërë e ditur se Ambasada e Japonisë ka ofruar bashkëpunim për ndihmë në projekte, veçanërisht në furnizim me pajisje shëndetësore.

“Të dyja palët shprehën shqetësimin për situatën pandemike me COVID-19 që ka përfshirë botën në përgjithësi, por edhe për menaxhimin e mëtejmë të situatës në veçanti. Ambasada e Japonisë si partner i përhershëm i MSh ofroj bashkëpunimin dhe ndihmën në projekte, me fokus të veçantë në furnizimin me pajisje shëndetësore”, thuhet në komunikatë.


Ministri Vitia falënderoi ambasadorin për përkrahje të vazhdueshme dhe u dakorduan që në takimet e radhës të radhës të trajtojnë projekte konkrete.

“Shteti i Kosovës është falënderues për shtetin japonez, për ndihmën konkrete që ka ofruar gjatë kësaj kohe të pandemisë Covid-19”, thuhet tutje në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Kalo në kategori