LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Gjermanisë nga shtatori do të ndryshojë mënyrën e aplikimit për termin dhe vizë

Ambasada e Gjermanisë nga shtatori do të ndryshojë mënyrën e aplikimit për termin dhe vizë

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka njoftuar, të hënën, se do të bëjë një ndryshim rreth termineve për vizë Schengen nga muaji i shtatorit.

Ky njoftim vjen në kohën kur janë shtuar zërat se vendit mund t’i hiqen vizat pas një vendimi që mund të merret me datën 23 qershor në Bruksel.


“Për të ofruar më shumë termine dhe kohë pritjeje dukshëm më të shkurtra për terminet për vizë Shengen, Ambasada Gjermane në Prishtinë do të jetë e hapur për aplikime për vizë Shengen nga mesi i shtatorit do të punojë së bashku me një anëtar të Zyrës së Jashtme në Berlin, ofrues i kontraktuar i shërbimeve të porositura. Ky bashkëpunim tashmë është dëshmuar në disa vende të tjera” thuhet në njoftim.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Paralajmërim: Terminet për viza Schengen nga shtatori nëpërmjet një shërbyesi të jashtëm 

Për të ofruar më shumë termine për aplikim për vizë Schengen dhe një kohë pritjeje dukshëm më të shkurtër, Ambasada Gjermane në Prishtinë duke filluar nga mesi i shtatorit për aplikim për viza Schengen do të bashkëpunojë me një shërbyes të porositur dhe të kontraktuar nga Ministria e Jashtme Federale në Berlin. Ky bashkëpunim është dëshmuar tashmë në disa shtete.

Çfarë ndryshon për aplikuesit?

Shërbyesi ju ndihmon për të aplikuar për dhënie të një vize Schengen dhe ia përcjell dokumentacionin tuaj Ambasadës Gjermane në Prishtinë, ku edhe më tej shqyrtohen dhe merret vendim për aplikacionet. Shërbyesi do të mundësojë një rezervim dukshëm më të shpejtë të termineve në kohë më të shkurtër, duke ofruar shërbimet e tij në këmbim të një takseje prej 30 deri në 40 EUR. Përveç kësaj, shërbyesi do të ofrojë edhe shërbime të tjera (p.sh. fotografim për fotografi biometrike të formatit të pasaportës, shërbim VIP në një ambient komod, etj.).

Kur fillon kjo?

Pritet që terminet për aplikim nga mesi i shtatorit mund të rezervohen nga korriku, online nëpërmjet uefaqes së shërbyesit. Informata më të hollësishme lidhur me procedurën, si dhe linkun e uebfaqes do ta publikojmë në javët në vijim në uebfaqen tonë:  www.pristina.diplo.de/visa.

Deri në fillim të shtatorit aplikimi duhet të bëhet drejtpërdrejtë në ambasadë. Ju lutem vini re që terminet për aplikim për vizë Schengen në ambasadë për fazën kalimtare, tashmë janë rezervuar pothuajse të gjitha. Në rast se ka në dispozicion termine që janë anuluar në afat të shkurtër, ato, sikurse deri tani, mund të rezervohen vetëm nëpërmjet sistemit të termineve të ambasadës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Vdes 71-vjeçari në Lipjan, goditet nga një kamion derisa ishte brenda në veturë

Vdes 71-vjeçari në Lipjan, goditet nga një kamion derisa ishte brenda në veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori