LAJMI I FUNDIT:

Ambasada amerikane: Shmangni retorikën e politizuar, vendosni jetët e njerëzve në rend të parë

Ambasada amerikane: Shmangni retorikën e politizuar, vendosni jetët e njerëzve në rend të parë

Janë bërë dy muaj që kur qytetarët e Kosovës janë futur në izolim shkaku i pandemisë COVID-19.

Që nga 14 marsi 2020, institucionet morën vendime për të parandaluar përhapjen e këtij virusi i cili ka përfshirë të gjitha vendet e botës.


Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka kërkuar që të vazhdojë bashkëpunimi rajonal në mbështetje të mirëqenies së qytetarëve.

“SHBA-të kanë inkurajuar dhe vazhdojnë të mbështesin bashkëpunimin rajonal në mbështetje të mirëqenies së qytetarëve – përfshirë këtu luftën kundër pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

SHBA-të kanë kërkuar që të shmanget retorika e politizuar dhe të gjithë të bashkohen rreth gjetjes së zgjidhjeve praktike për të lehtësuar lirinë e lëvizjes.

“Ne i ftojmë të gjitha palët që të shmangin retorikën e politizuar dhe të bashkohen rreth zgjidhjeve praktike për të lehtësuar lirinë e lëvizjes së furnizimeve mjekësore dhe mundësohet personelit t’i monitoroj komunitetet e prekura. Le t’i vendosim jetët e njerëzve në rend të parë”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori